Kosova është një hap më afër liberalizimit të vizave. Komiteti Evropian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të brendshme ka votuar pro bisedimeve me Këshllin e Evropës për heqjen e vizave për kosovarët, shkruan lajmi.net. Mandati do të konfirmohet në një seancë plenare të Parlamentit Europian, 66 anëtarë kanë votuar për propozimin e fillimit të bisedimeve me Këshillin Europian. 49 vota kanë qenë pro, 4 abstenime dhe 13 vota kundër.
Komiteti LIBE është komitet i posaqëm në Parlamentin Europian për mbrojtje të të drejtave civile dhe të drejtave njerëzore, duke përfshirë ato të minoriteteve.