Ndërron jetë aktorja e mirënjohur shqiptare Marika Kallamata. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti.
“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.
Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!
U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi! Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00″, shkruan Margariti.
Me dashuri dhe ngrohtësi janë të dëgjuar. Nga të gjithë brezat të respektuar.