Aktorja e njohur Edi Luarasi është ndarë nga jeta. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.
Luarasi debutoi në skenë që në moshë të re. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.
Ajo u diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.
Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë” etj.
Ajo u martua me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi, ndërsa u përjashtua nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike.