Ka marrë fund arratia e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit Erald Nevruzi, ngjarje e ndodhur pak pas mesnatës në Dhërmi. Sipas policisë, autori Gerald Shehu e ka vrarë Nevruzin në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë, ku dhe mësohet se është lokalizuar dhe vënë në pranga.
Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.