Për herë të dytë brenda pak ditësh Prokuroria e Durrësit bëhet shënjestër e grabitësve.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se është bastisur gjatë natës prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nga persona të paidentifikuar që kanë hyrë në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej dokumente e materiale të ndryshme.
Policia ka nisur hetimet pasi ka konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm. Denoncimi u bë nga pastruesja e cila sapo ka mbërritur në punë ka pikasur dyer e dëmtuara të prokurorisë. Kjo nuk është një vjedhje e zakonshme pasi autorët duket që kanë qëllime të tjera që kanë të bëjnë me problemet e tyre me drejtësinë, pasi vjedhja nuk bëhet për para.
Kujtojmë se më 8 maj, u grabit me dhunë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit. Autorët dhunuan postierin por ende nuk janë identifikuar dhe as nuk u mësua kurrë se çfarë dokumentesh mungonin