Seanca e pasdites në Kuvendi ka nisur me debate të ashpra teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren menjëherë sapo kryetarja Nikolla ka lexuar rendin e ditës.
Debatet kanë agravuar në përplasje fizike mes deputetit të PS, Vullnet Sinaj i cili mori fjalën nga vendi për të folur për rendin e ditës ndërkohë që deputetët e PD, të ngritur në këmbë i kërkonin të ndalonte.
Në një moment Bledion Nallbati ka shkuar pranë tij dhe i ka fikur mikrofonin duke e shtyrë e më tej duke e goditur me grushte.
Është dashur ndërhyrja e Gardës për të qetësuar situatën. Pak minuta pas përpasjes në Kuvend kryetarja Lindita Nikolla ka lajmëruar PËRJASHTIMIN urgjent të deputetit të PD-së, Bledion Nallbati.
Në konfrontim janë përfshirë më tej deputetë të tjerë të PD, si Flamur Noka e Edi Paloka. Presim që Kuvendi të marrë vendime të tjera për të përjashtuar të tjerë deputetë të opozitës që shkaktuan kaos dhe bllokuan Kuvendin