Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar gati gjysmën e Qeverisë, në Asamblenë e PS-së.
Kështu, ministër i Financave do të jetë Ervin Meta, në vend të Delina Ibrahimajt, ndërsa ministër i Jashtëm do të jetë Igli Hasani në vend të Olta Xhaçkës.
Po ashtu Rama ka ndryshuar edhe Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.
Në vend të Evis Kushit do të jetë Ogerta Manastirliu, ndërsa në krye të Shëndetësisë do të jetë Albana Koçiu.
Nga qeveria janë larguar kështu Frida Krifca dhe Olta Xhaçka.
Ndryshimet e ministrave
Ministër i Financave, Ervin Mete
Ministër i Jashtëm, Igli Hasani
Ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu
Ministre Shteti për Sipermarrjen dhe Biznesin, Delina Ibrahimaj
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj
Ministre e Shëndetësisë, Albana Koçiu
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku
Rama njoftoi edhe ndryshime në Partinë Socialiste:
Sekretar organizativ Adrian Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore – Eduard Ndreca
Sekretare e Gruas – Evis Kushi
Sekretar Digjital dhe i Rinisë – Etjen Xhafa
Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë – Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore – Eridian Salianji
Sekretare e Programit – Milva Ekonomi.