Mjeku i njohur, Alban Hatibi, ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Erjon Skëndaj, i cili thotë se mjeku reanimator ka lënë sot spitalin.
Ai ka qëndruar për plot 20 ditë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, por ja ka dalë të mposhtë virusin e rëndë. Hatibi u infektua teksa po kuronte pacientët me koronavirus.