Që prej prezantimit më 10 shkurt të Chris LaCivita si këshilltar për fushatën e Partisë Demokratike, ky i fundit është zhdukur nga skena.
Vetë Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, pranoi se LaCivita i jep direktivat me telefon.
“Chris LaCivita, unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump.
Të vazhdueshëm, online. Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë.
Me një fjalë është në aktivitet të plotë. Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, tha Berisha.
Konsulenti i Trump erdhi në Shqipëri vetëm ditën e prezantimit, ndërsa prej 1 muaji e gjysmë nuk është dukur më.