osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Labirinti i paqëndrueshëm, pse nuk është e lehtë të jesh ministër i Brendshëm në Shqipëri

Labirinti i paqëndrueshëm, pse nuk është e lehtë të jesh ministër i Brendshëm në Shqipëri

Nuk është e lehtë të jesh Ministër i Brendshëm në Shqipëri. Për të 88-ën herë, këtë do e vërtetojë Sandër Lleshi. Ministria që sot shënjestron krimin e organizuar e që ka më shumë peshë se të tjerat që të mbajë në shina sigurinë dhe rendin ligjor në vend, ka qenë përgjatë historisë së saj Ministria që e ka pasur edhe vetë të vështirë të qëndrojë në shina, sa i përket vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë në drejtimin e institucionit!

Dikasteri ka parë të ngjiten e rrëzohen nga maja e tij emra të tillë si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Mehdi Frashëri, Hasan Prishtina, Sulejman Delvina, apo edhe Esat Toptani e Ahmet Zogu, por edhe Koçi Xoxe, Mehmet Shehu e më jetëgjati në post, Kadri Hazbiu. Në vitet post-komuniste, në krye të saj ngjitur e prej aty kanë rënë pas periudhash jo të lavdishme Gramoz Ruçi, Luan Rama, Sokol Olldashi, Lulëzim Basha, Bujar Nishani e Saimir Tahiri.

Ministria ka parë çudi që nga Ministër 5 ditor në 1939-ën, deri në dinosaur 25 vjeçar mes 1954-ës e 1979-ës (Kadri Hazbiu). Ka pritur e përcjellë 7 ministra të vetëm në vitin 1921, dhe e ka parë veten të dorëzuar në shumë duar njëherësh në vitet 1918 e 1943. Është më e vështira, më e ekspozuara, më e sulmuara, më e keqpërdorura dhe më e nevojshmja Ministri sot, njëlloj siç ishte në vitin e largët 1912.

Me shpalljen e pavarësisë, i pari ministër i brendshëm shqiptar ishte Myfid bej Libohova, emëruar nga qeveria e Ismail Qemalit, më 4 Dhjetor 1912. Do t’i rikthehej këtij pozicioni, por në emërimin e tij të parë, qëndroi vetëm 7 muaj në detyrë. E që nga zëvendësimi tij, i pari në 1913, kjo Ministri nuk gjen më rehat. Libohovën e zëvendësoi një emër kontrovers, që solli me vete edhe një model po kaq të ngarkuar për mënyrën si do vijonte kalvari i emërimeve dhe zëvendësimeve në Ministrinë më problematike në Shqipëri: Esat Toptani u emërua për herë të parë në Korrik 1913, për të ndenjur vetëm 26 ditë në krye të saj.

Me emërimin dhe shkarkimin e tij të rrufeshëm, nis edhe historiku i shumë prurjeve me tabure e largimeve me gurë nga Ministria që tërmetet më të mëdha, i shkakton aty ku gjendet vetë. Në vitin e dytë e të tretë të jetës, 10 emra erdhën e ikën si Ministra të Brendshëm. Mes tyre, Ismail Qemali, Esat Toptani e Hasan Prishtina.

Pati kthime e rikshime të bujshme po asnjëra nga ngjarjet nuk ia kalon kalvarit të vitit 1921, kur plot 7 herë Ministria pa t’i ndërrohet drejtuesi, që në fillim të vitit ishte Refik Toptani, e pas 6 pasuesish, në Dhjetor frenat i mori në dorë i 7-ti, Ahmet Zogu.

Ajo që të bën më shumë përshtypje teksa shikon historikun e kësaj Ministrie (që edhe emërtimin e ka ndërruar po kaq shpesh sa drejtuesit), është mungesa e pabesueshme e stabilitetit që nga krijimi, deri në vitin 1925. Ky hark kohor 13 vjeçar shënon edhe numrin më të madh të ministrave që në shkallët e institucionit janë ngjitur vetëm disa ditë. Po po, ditë, jo muaj. Esat Toptani 26 ditë, Ismail Qemali 36 ditë, Fuat Dibra 10 ditë, Rauf Fico një herë 7 e një herë 12 ditë, Rexhep Mitrovica e Abdurraham Dibra nga 14 ditë, etj.

Pas Qeverisë Noli e deri në vitin 1943, pati një lloj qëndrueshmërie në emra, por jo në bërjen e historisë. Në këtë periudhë mes Zogut e Luftës II Botërore, vjen edhe ministri më jetëgjatë që nga krijimi, deri sa filloi lufta. Ishte një emër që shumë gjimnazistë e analistë sot nuk e përmendin e me gjasa, as nuk kanë dëgjuar, as për të, as për aktivitetin e tij: Musa Juka, 9 vjet Ministër i Brendshëm, me shkëputje, midis viteve 1927 dhe 1939.

Nuk përmendet shpesh ministri zogist, edhe pse në mend mund të vinë Ura e Matit, që ishte nismë e tij nga një ministri tjetër, si edhe fillimi i nepotizmit, korrupsionit e arbitraritetit të policisë sekrete, që me kundërshti por edhe pa ceremoni, i bashkëngjiten si pjesë e trashëgimisë politike pikërisht ministrit Juka. Ai shënjoi 9 vjet “stabilitet” pas 6 ditëve të Gurakuqit, por ja që erdhi famëkeqi vit 1939 e Zef Kadarja theu prapë rekordin. U emërua Ministër i Brendshëm në 7 Prill e u shkarkua në 12 Prilll. Vetëm 5 ditë ministër.

Rekordin nuk e mban i vetëm. E ndan me një tjetër jetë-shkurtër në kohë trazirash, që sa hap e mbyll sytë, u emërua e u shkarkua si Ministër: Eqerem Libohova, po 5 ditë, në 18-23 Janar 1943

Ka edhe turbullira të tjera në shkarkime e rikthime, sepse në historinë 106 vjeçare të institucionit, ka pasur emra që janë kthyer edhe 3 herë në krye të tij. Ndër ta, më i përmenduri është Ahmet Zogu. Para se të synonte fronin, në vitet 1920-1925, Zogu shërbeu një herë 10 muaj, një herë dy vjet, dhe të fundit, vetëm 25 ditë si Ministër. Kurse shtatë ministra janë kthyer nga dy herë ta provojnë fatin në krye të institucionit, gjithmonë me shkëputje kohore mes mandateve. I pari Esat Toptani, pastaj Myfit Libohova, Mehdi Frasheri Kostaq Kotta, Hekruan Isai, Bujar Nishani e së fundmi, i emëruari për herë të dytë në ministrinë e telasheve ishte Fatmir Xhafa.

Po t’i kthehemi kronologjisë, në periudhën e qeverisjes komuniste, vendi pa të ngriheshin e të zhyteshin njëri pas tjetrit emrat më të përfolur të kohës, që nga Mehmet Shehu që shërbeu 6 vjet si Ministër u Brendshëm, deri tek pasuesi Kadri Hazbiu, më jetëgjatë (e dritëshkurtri) ministër, me 25 vjetët e tij fundosës. Pas tij, Feçor Shehu 3 vjet, Hekuran Isai 8 vjet (i rikthyer) dhe Simon Stefani me një vit e gjysmë, mbyllin kapitullin e ministrave të brendshëm të partisë komuniste, kapakun e të cilit e vulosi si përfaqësues i partisë pasardhëse Gramoz Ruci, Ministër i Brendshëm për 11 javë në periudhën e trazuar Shkurt-Maj 1991. Nga 1991 deri sot, jetëgjatësia e ministrave të brendshëm në krye të institucionit vijoi të jetë problematike dhe më e shkurtër se një shi vere (me përjashtimet fatkeqe që duhen harruar).

Sandër Lleshi është i 29-i Ministër i Brendshëm në 27 vjet demokraci. Mes tyre, Haredin Shyti drejtoi vetëm 24 ditë në vitin 1991, Gramoz Ruci e Vladimir Hysi nga 3 muaj, Ilir Gjoni, Luan Rama, Sokol Olldashi e Lulezim Basha iu afruan 18 muajve, Bujar Nishani total 4 vjet, kurse mbi tre vjet rresht në detyrë nuk është vetëm Saimir Tahiri, por edhe Agron Musaraj, në vitet 1993-1996.

Pse kaq e paqëndrueshme Ministria e Brendshme? A do mundet dot një njeri letrash po aq sa gradash, që të sjellë ndryshim? Sot kjo është ministria e helikopterëve, skafeve e aerodromeve, e Niklës, Lezhës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Sarandës, bandave, luftës për kontroll e pushtetit pa karrige. A do sjellë dot sukses? Çfarë e pret Sandër Lleshin? A do provojë të jetë ndryshe nga 87 paraardhësit e tij?

Historia nuk është në anën e tij, por për hir të Shqipërisë, urojmë që po!/Nga Edlira Gjoni