osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

La universitetin për t’iu përkushtuar mafias, rrëfehet “kapiteni”: Fitoja shuma të mëdha parash në të zezë, më mungon ajo jetë

La universitetin për t’iu përkushtuar mafias, rrëfehet “kapiteni”: Fitoja shuma të mëdha parash në të zezë, më mungon ajo jetë

Dikur ai ishte një prej ushtarëve më të besuar të familjes mafioze njujorkeze Colombo, ndërsa sot – 30 vite pasi ka hequr dorë nga ajo jetë – është shndërruar në folës dhe motivues publik.

Michael Franzese ishte një mafioz tipik i Nju-Jorkut të viteve 1980. Si djali i një bosi, e zgjodhi shpejt rrugën që do të ndiqte në jetë, në gjurmët e të atit. i shkathët dhe i zoti, ai do të ngjiste shpejt shkallët e botës së krimit.

Pasi i ati i tij, John “Sonny” Franzese, u arrestua në vitin 1967, Michael la universitetin për t’iu përkushtuar Mafias. Nga ushtar, arriti të bëhej “kapiten” dhe fitoi para të madhe duke u marrë me tregtinë e karburanteve.

“Kam qenë një tip agresiv dhe isha me fat që dija sesi të përdorja atë jetë për të përfituar në biznes. Mësoja shpejt, dhe kisha një mësues të madh, tim tatë, dhe dëgjoja me vëmendje. Kështu që e kuptova sesi mund të përfitoja nga ajo jetë. Kisha nuhatje për biznes. Kështu që rruga që ndoqa, duke u bërë sipërmarrës në atë lloj jete, më bëri që të fitoja shuma të mëdha parash, në të zezë dhe në disa biznese të ligjshme që kisha. Kur futesh në atë jetë, e nis si ushtar, ai është titulli zyrtar që merr pasi bëhesh pjesë e organizatës. Dhe në vitet 1980, bosi i familjes sime tha: “Mike, po bën një punë të mirë”, dhe më emëroi kapo”.

Fama që fitoi në radhët e Mafias bëri që të përmendej edhe në filmin e famshëm të vitit 1990 “Goodfellas”, me regji të Martin Scorsese.

Sot, 70-vjeçari shëtit botën dhe tregon jetën e tij të dikurshme. “Ndihem me shumë fat, tejet i bekuar që kam dalë nga ajo jetë, dhe që jam gjallë e i lirë. Ua them gjithmonë njerëzve, nëse je pjesë e asaj jete dhe vdes i moshuar dhe i lirë, atëherë mund të thuash që ke arritur diçka. E kam me të vërtetë. Sepse shumica e njerëzve që njoh që kanë bërë atë jetë, të gjithë, janë ose të vdekur ose në burg përjetë. Kështu që ndihem shumë e bekuar që ia kam dalë dhe që jam në gjendje të kem një jetë dhe familje, kam një grua që dashuroj, fëmijë që dashuroj dhe një karrierë”.

Megjithatë, Franzese pranon se jeta e mafiozit është joshëse për këdo. “Kur kujtoj atë kohë, njerëzit më thonë, Michael, a të mungon ndonjë gjë nga ajo jetë? Dhe përgjigja është po, më mungon. Dua të them, më mungon shoqëria që kishim me djemtë e mi. Për mua, në atë kohë, nuk kishte gjë më të fuqishme se kjo lidhje mes burrave, “unë të ruaj shpinën, ti timen”. Ishim shumë të afërt, një grup shumë i ngushtë. Më mungojnë ato kohë. Ishin kohë të bukura. Por, ta dini, kishte edhe shumë kohë të vështira, që tejkalojnë të mirat”.

Vendimi për të lënë Cosa Nostra-n, pasi kishte qenë pjesë e asaj bote për vite, sigurisht ishte i vështirë. “Duhet ditur që po shkelja betimin. Isha duke tradhtuar betimin që kisha bërë. Po zhgënjeja tim atë dhe në fillim u ndjeva tmerrësisht në faj. Kështu që pata këtë përplasje emocionesh dhe ndërgjegjeje. Bija për të vjetur duke vendosur të largohesha nga ajo jetë, dhe kur zgjohesha isha prapë i zhytur në të. Thjesht nuk mund ta kapërdija. Dhe e dija që pasi të largohesha vërtet, do të kisha probleme. Sepse nuk mund t’i shpëtosh asaj jete”.

Pasi doli nga burgu dhe publikimit të një libri me kujtimet nga jeta si mafioz, Franzese iu përkushtua fjalimeve publike, për të ndërgjegjësuar të rinjtë që të mos ndërmerrnin atë rrugë.

“Gjithmonë i kam pasur për zemër të rinjtë, dhe kam bërë burg. Kam kaluar shumë kohë në burg, me shumë të rinj në sistem. Përpiqesha të isha një mentor për ta dhe t’i ndihmoja. Dhe pasi dola nga burgu, më erdhi në mendje që të bëja të njëjtën gjë. Ndjeva se e kisha këtë përgjegjësi. Kështu që u flas të rinjve nëpër institucione riedukimi, u them se çfarë do të thotë që të bësh jetë rruge dhe sesi do të përfundojnë”.

“Nëse ka një gjë të mirë, është se njerëzit, sidomos ata të rrugës, e shohin Mafian, Costa Nostra-n, si bandën më të mirë në botë. Kështu që kur flas, më dëgjojnë. Kam besueshmëri tek ata. Dhe kjo është e rëndësishme. Mendoj se kam pasur mundësinë të lë shenjë të jashtëzakonshme tek të rinjtë në 25 vitet e fundit”.

Kush është familja mafioze e Nju-Jorkut, Colombo

La universitetin për t’iu përkushtuar mafias, rrëfehet

Një prej “5 familjeve” që dominuan aktivitetet e organizatave kriminale në Nju Jorkun e shekullit XX, familja Colombo ishte ndoshta më famëkeqja e Mafias Amerikane.

Rrënjët i gjen te Joseph Profaci, bosi i grupit në fund të viteve 1920. Në vitet 1950, pas disa luftërash të brendshme, familja u riorganizua nën drejtimin e Joseph Colombo. Në fillim të viteve 1990, fraksionet përçanë organizatën dhe drejtimin e mbajti Alphonse Perisco, deri sa ndërroi jetë në burg, në vitin 2019.

Në vitin 2021, FBI arrestoi kreun aktual të familjes, Andrew Russo, 87 vjeç, zëvendësin e tij, 83-vjeçarin Benjamin Castellazzo, si dhe 7 anëtarë të tjerë të familjes. FBI beson se familja është ende aktive në botën e krimit të organizuar, por është më e dobëta ndër “5 familjet” mafioze të Nju-Jorkut.