Kristjan Asllani, pak nga pak, po kthehet pikërisht në atë lloj lojtari që Interi kërkonte kur siguroi shërbimet e mesfushorin shqiptar. Dhe tani kontributi i tij po shihet edhe te zikaltrit. Rasti më konkret ishte në ndeshjen ndaj Romës, kur ai u fut në minutat e fundit të sfidës dhe nisi aksionin e golit për fitoren 1-0.
kristjan asllani
benimbahis
Ndaj edhe e përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport”, nuk ka kursyer elozhet dhe vlerësimet për futbollsitin, në një artikull që shpjegon transformimin e plotë që po pëson ai nën urdhrat e Simone Inzagit.
Në vijim, pjesë nga artikulli:
“Sa i ndryshëm ky Inter-Roma. Një vit më parë Asllani merrte vendin e Brozoviç dhe zhgënjente, ai bashkë me gjithë skuadrën. Pas 12 muajsh ai përfundoi brenda gjithçkaje. Edhe mundësisë konkrete të largimit, në fund të afatit kalimtar të verës. Por Asllani është ende këtu. Dhe pak nga pak “vëllai im i vogël” – siç e quan Çalhanollu – po rifiton Interin. Ai po e bën atë deri në pikën sa që të bindë Inzagin për ta hedhur në lojë në momentin vendimtar të ndeshjes, me rezultatin ende 0-0.
Sa ndryshe është kjo Inter-Romë, po. Sepse Asllani vuri gjurmën në fitoren e Interit. Dhe e bëri mirë, duke kryer në perfeksion një nga kërkesat e trajnerit. Gjatë javës në Apiano u bë shumë punë për ndryshimet e lojës për të vënë në vështirësi prapavijën e Murinjos. Çalhanollu shkoi shumë në zonat e qendrës në minutat e fundit të ndeshjes. Asllani, nga ana tjetër, ngriti sytë në momentin e duhur dhe gjeti Dimarkon të lirë në të majtë: pjesa tjetër ishte një krosim, një festim, një vend i parë në renditje i rifituar.
Asllani e ka përshpejtuar lojën e tij, ky është sekreti: vitin e kaluar nuk ishte mësuar të luante me dy prekje, tani në këtë kuptim po e ndihmon afrimiteti me Çalhanollu. Dhe pastaj shqiptari u rrit nga pikëpamja e personalitetit. Një vit më parë, për ta kuptuar më mirë. ai nuk do të kishte bërë kurrë një ndryshim loje si ai i djeshmi, përkundrazi, do të kufizohej që të kalonte topin tek shoku i tij i skuadrës më i afërm”.