Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lokalin “monopol” në ish-Bllok në Tiranë.
Gazetarë e zyrtarë policie ishin në panel mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, por duket se nuk kanë munguar edhe momentet e “sikletshme” me të ftuarit.
Pak sekonda para se të niste emisioni, duket se një nga të ftuarit, gazetari investigativ Artan Hoxha mungonte në karrigen ku duhet të ishte pozicionuar.
Ky detaj është i dukshëm edhe në videon e mposhtme, ku shihet gazetarja Dasara Metaj, duke kërkuar për gazetarin Hoxha.
“O Tan, ky Tan Hoxha ku është mor burrë”, dëgjohet gazetarja, por duket se ky problem është “riparuar” në kohë, pasi i ftuari ishte prezent në panelin e të ftuarve gjatë gjithë emisionit.