osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ky maskara! Matrapazi Vasali vendosi pagesat për të pasiguruarit me PD, sot… “qan” për popullin

Ky maskara! Matrapazi Vasali vendosi pagesat për të pasiguruarit me PD, sot… “qan” për popullin

Prej 9 vitesh, shqiptarët e papunë dhe të pasiguruar prej papunësisë, ose “punës së zezë”, që e lejojnë shtetarët në favor të bizneseve private, ku përfshihen dhe bizneset e tyre, detyrohen të paguajnë në klinika, ambulanca e spitale shtetërore, për 249 shërbime mjekësore, ndryshe nuk pranohen nga mjekët.

Këto pagesa të detyrueshme, të mbajtura në fuqi edhe nga “shëndetësia falas” e pushtetit të PS, janë propozuar, caktuar dhe vendosur, nga ish-ministri LSI-st i Shëndetësisë, matrapazi i tenderëve të ilaçeve Petrit Vasili (“Thëllëza” e ish-sigurimit të shtetit), me Urdhrin Nr. 526, datë 12.10.2009, Nr.3715 Prot., shpikur prej tij në favor të spitaleve private, me motivin: “Sistemi i Referimit të Pacientëve në Shërbimin Shëndetesor”.

Sipas Urdhërit “Vasili”, gjithë personat që janë të pa siguruar, detyrohen të paguajnë çdo shërbim dhe trajtim mjekësor në shëndetësinë shtetërore, sipas tarifave financiare të vendosura nga ish-ministri Vasili, që nga vizitat e thjeshta e deri tek ekzaminimet e diagnozave të rënda dhe ndërhyrjet kirugjikale.

Mjafton të shikosh tabelat e çmimeve dhe konstaton, se si edhe “rilindja” që premtoi shëndetësi falas, prej 5 vitesh po vazhdon zhvatjen e shqiptarëve të varfër e të papunë, duke mbajtur në fuqi e zbatuar urdhër paçavurën hajdutëror të matrapazit Petrit Vasili, me 12 dosje penale në prokurori për tenderët e ilaçeve, licencat dhe shumë zullume të tjera, të bëra në sektorin e shëndetësisë.

Sipas INSTAT, tarifat për 249 shërbimet mjekësore në shtet, detyrohen t’i paguajnë mbi 800 mijë shqiptarë të papunë e të pasiguruar, duke i pasur “peshqesh” nga Petrit Vasili, që i vendosi kur zhgryehej në “moçalin” e pushtetit të PD, që mbylli “sqepin” gjatë 4 viteve kur ishte “me turinjt në çanakun” e pushtetit të PS e që prej 1 viti, po llomotit për… hallet mjekësore të popullit.

Ja Urdhëri “Vasili” Nr.526, Datë 12.10.2009, për pagesat e vizitave mjekësore

 

PIKA Nr. 4: Të gjithë pacientët që paraqiten tek mjeku specialist për konsulta mjekësore ose ekzaminime laboratorike apo imazherike, duhet të kenë në mënyrë të detyrueshme librezën e shëndetit (sigurimin), pacientët që nuk i kanë, paguajnë tarifën e caktuar financiare, për shërbimet mjekësore që do të kryejnë.

PIKA Nr. 9: Drejtoria e institucionit shëndetësor, të afishojë në vende të dukshme, tarifat financiare për çdo konsultë e ekzaminim, që do paguajnë personat e pasiguruar.

PIKA Nr. 12. Pacientët e pasiguruar, do paguajnë sipas tarifave të miratuara, për çdo shërbim që do të marrin edhe nëse kanë rekomandim nga mjeku.

PIKA Nr. 14: Në rast moszbatimi të këtij urdhëri nga personeli mjekësor në të gjitha nivelet e shërbimit, shkelësi do të penalizohet me kushtin penal në vlerën 10 000 Lekë; në rast përsëritjeje penalizohet në vlerën 30 000 lekë dhe më pas, largim nga puna.

Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Ministri PETRIT VASILI