Senatorët në Argjentinë kaluan taksën e quajtur “taksa e milionerit” me 42 vota pro, ku njerëzit me pasuri më të madhe se 2.5 milionë dollarë – rreth 12 mijë njerëz – do të duhet të paguajnë.
Argjentina ka regjistruar afër 1.5 milionë infektime nga COVID – 19 dhe ka pasur thuajse 40 mijë vdekje nga pandemia.
Vendi është goditur rëndë nga koronavirusi, duke u bërë vendi i pestë në të gjithë botën që raporton 1 milionë raste të konfirmuara në tetor, pavarësisht se kishte vetëm një popullsi prej 45 milionë njerëzish, duke e bërë atë vendin më të vogël në atë kohë që tejkaloi shifrën.
Masat e bllokimit, nga ana tjetër, kanë dëmtuar më tej një ekonomi që lufton me papunësinë, nivelet e larta të varfërisë dhe borxhin masiv të qeverisë. Argjentina është në recesion që nga viti 2018.
Sipas deklaratave shtetërore, vetëm 0.8% e taksapaguesve do të preken. Këta individë do të paguajnë një normë progresive deri në 3.5% të pasurisë në Argjentinë, si dhe deri në 5.25%, për ato jashtë shtetit.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se nga paratë e mbledhura, 20% do të shkojnë për furnizime mjekësore, 20% për të ndihmuar sipërmarrjet e vogla e të mesme, 20% për bursa studentësh, 15% për zhvillimet shoqërore dhe 25%, për sipërmarrjet e gazit natyror.(BBC, scan)