Report Tv ka siguruar raportin e ekspertizës paraprake që i është bërë Brian Spahiut pasi humbi jetën, pas ndërhyrjes kirurgjikale në kliniken dentare ‘Splendent’.
Sipas ekspertizës paraprake, siç shihet edhe në dokument, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.
Skeda e vdekjes mban firmën e ekspertit mjeko-ligjor Erindo Alla. Shkaku paraprak është përcaktuar më datë 1 tetor, ditën kur vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën. Por, pritet edhe një raport përfundimtar për shkakun e vdekjes.