Teksa na ndajnë 11 ditë nga ai i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, analisti i njohur Arben Meçe theksoi se për këto ngjarje, një e vërtetë e cila nuk thuhet në kohën e duhur, nuk është më një e vërtetë. Ai shtoi se akuzat e palëve janë për të krijuar besueshmërinë e kësaj lufte.
“Si drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Hedhja e kësaj teze nuk lidhet me fajin që ka bërë Basha. Përpara gijotinës e kemi vënë ne Bashën me këto teza. I kemi thënë në kohën e duhur. Ato që po thonë janë të vërteta sepse i kemi thënë ne dhe në kohën e duhur.
Janë të vërteta, por nuk po i thonë në kohën e duhur. Dëmi që po vjen s’është parimor, është një luftë për një pushtet të poshtër brenda Partisë Demokratike. Qëllimi i Berishës është të marrë Partinë Demokratike. Gjithë kjo luftë ka pasur vetëm një synim.
Për veten e tij Berisha djeg çdo gjë, më 21 janar vrau katër veta, në vitin 1997 dogji Shqipërinë. Në të gjitha rastet parimi ka qenë që mbi interesat e mia nuk vë asgjë”, tha Meçe për Report Tv.