Ervin Salianji u shfaq me një USB në dorë, në emisionin e Eni Vasilit.
Ai tha se Prokuroria dhe Policia janë duke mbajtur nën përgjim Lulzim Bashën.
Dhe prova që paraqiti ishte vërtet e bujshme.
Në të duket makina e Lulzim Bashës, dhe më pas ky i fundit që del nga selia e partisë.
Është një video që mund ta ketë bërë kushdo, edhe një kalimtar, dhe që vetëm për përgjim nuk bëhet fjalë.
Por Salianjit kjo nuk i bën përshtypje, pasi tashmë është mësuar me montime vidoesh, si në rastin e “Babales”.
Ajo që nuk kuptohet, është përse Basha përdor gjithmonë Salianjin, se nëse do t’ja linte dikujt tjetër, ndoshta këtë radhë mund të ishte më i besueshëm.