Mbrëmjen e djeshme Lionel Mesi mori trofeun e ‘Topit të Artë’, i shtati për të. Pas këtij eventi të rëndësishëm për botën e sportit, gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim të papritur në rrjetet sociale.
Hoxha shkruan se mbreti i vërtetë i topit të futbollit është vetëm një, Maradona, i cili përbuzi dhe luftoi kundër sistemit të korruptuar të FIFA-s dhe UEFA-s, madje replikoi edhe me Papën e Romës për tavanet prej ari të Vatikanit.
Postimi i plotë:
El mano de dios….
Ky mbetet MBRETI i vertete i topit te futbollit, ketyre te tjereve u rrofte koleksioni i “topeve” te arte…
Ky nuk kishte nevoje per topa te arte, i mjaftonte nje top i thjeshte lekure, per ta bere lojen e futbollit te “arte” per tifozet…
Ky ishte MBRETI i vetem qe perbuzi dhe luftoi kunder sistemit te korruptuar te FIFA-s, UEFA-s, madje replikoi dhe me Papen e Romes per tavanet prej ari te Vatikanit…