Erion Veliaj mbetet shembulli më i qartë i një politikani të zgjedhur se si punon për komunitetin. Njeri praktik, 24/7 në punë me krejt stafin dhe punonjësit e bashkisë së Tiranës.
Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.
Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët të cilët kanë kontribuar në heqjen e qeseve dhe të plehrave duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të zonës së tyre, por mbi të gjitha duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit. Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që kërkohet që qytetarët të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetareve dhe edukimin e atyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.
Erion Veliaj shkruan këtë të shtunë në facebook se me:
Me 27 administratorëtNë 27 pika të qytetit
Për 27 aksione pastrimi
Nga 27 skuadra vullnetarësh
Për qëllim! Ta kemi Tiranën xixë para nisjes së vitit të ri shkollor – mësimi më i mirë jepet me shembull personal.