Alfred Konomi është gjyqtari, i cili ka kërkuar prezencën në sallën e gjyqit të 23-vjeçarit Florian Selimi nga fshati Sulaj i Fierit, i vrarë me thikë me 12 gusht të vitit 2019, ku u gjet i pajetë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.
Dukate Selimi, nëna e Florian Selimit, e cila ende nuk po gjen drejtësi, pretendon se gjyqtari Alfred Konomi ka thyer etikën profesionale duke i kërkuar prezencë të viktimës në gjyq.
Kjo kërkesë e gjyqtarit ka shkaktuar të qeshura tek të dyshuarit për vrasjen e djalit.
Më tej Dukate Selimi ka pretenduar se në sallën e gjyqit e ulin afër të dyshuarve për vrasjen e djalit dhe se kur i ka kërkuar gjyqtarit Alfred Konomi një kopje të raportit mjekësor të gjyqtares Olkeda Manellari e cila mungonte dhe shtyhej seanca, por gjyqtari e ka përzënë nga salla e gjyqit duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë.
Të arrestuar për vrasjen janë 23-vjeçari Kiri Menica dhe 29-vjeçari Sadri Sealaci.