Gjithmonë shprehet krenar që është shqiptare, madje ka intervistuar edhe Era Istrefin dhe Selena Gomez…
Si duket ambasadorët më të mirë për kombin shqiptare jane artistet dhe tashme kemi shumë.
Në mesin e shqiptarëve shumë të suksesshëm në mbarë botën është edhe shqiptari që jeton në New York, Mike Adam.
Nëse u kujtohet në vitin 2012 ai intervistoi Rita Ora-n dhe në po atë intervistë ai propozoi Ritën për martesë.
Mbiemri i tij i vërtetë është Buzi dhe është me origjinë nga Korça por edhe pse nuk ka jetuar në Shqipëri ai gjithmonë shprehet krenar që është shqiptare, madje në Twitter-in dhe në Instagram-in e tij ai ka vendosur flamurin e Shqipërisë si ‘emoji’, shkruan intv.al.
Mike ka arritur sukses të madh në New York dhe ka intervistuar shumë yje me fame botërorë, ku vlen të përmendim Demi Lovato, Selena Gomez, Dj Khaled, James Arthur e shumë yje botërorë të tjerë.
Ndërkohë në Insta e ndjekin Nicki Minaj, Camila Cabello, Dua Lipa, Bebe Rexha Era Istrefi, Ledri Vula, Meghan Trainor etj. Më poshtë do mund tëshihni disa foto gjatë intervistave të e tij dhe foto me yjet botërorë.