Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla vijoi takimet në Njësitë Adminstrative të Lushnjës, në kuadër të prezantimit të Eriselda Sefës si kandidatë për kryetare bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Balla u ndal edhe tek aleanca mes Berishes dhe LSI per zgjedhjet e 6 marsit duke e konsideruar atë një thes anti-amerikan, duke shtuar se edhe Basha eshte bashke me ta duke qënë se ka qënë bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishes.
“Besoj të gjithë e shohim që në Shqipëri është krijuar një thes ku ka hyr në të dhe Saliu dhe për punë ditësh hyn dhe Iliri, një thes anti-amerikan i cili nuk I hyn në punë askujt.
Aleanca mes Ilirit dhe Saliut ka egzistuar tashmë dhe nuk është një lajm i ri, egzistoi dhe në 25 prill por thjesht dhe vetëm kanë përzënë Lulin ca kohë, por kurrë mos harroni që dhe Luli është bashkë me ta, sepse në fakt Luli është bashkëpunëtori më i ngushtë i Saliut në të gjitha pisllëqet e Saliut që nga 2005 e mbrapa, që vjedhja më e madhe e ashtuquajtura vjedhja e “Rrugës së Kombit”, pastaj “Gërdeci”, pastaj “Vrasjet në Bulevard” të 4 vëllezërve tanë protestues, “Shitja e Detit” në marrveshjen me Greqinë ku Saliu ishte lartë dhe Luli firmoste poshtë dhe të gjitha, deklaroi Taulant Balla.