Plagosi 5 qytetarë kanë mbetur të plagosur nga një sulm në xhaminë tek “Rruga e Kavajës”.
Ky është 34-vjeçari, Rudolf Nikolli, autori i sulmit brenda xhamisë. Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar autorin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar atë.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.