osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kuvendi nuk humbet kohë: Çon në KQZ dorëheqjet e opozitës. Ja ç’mund të ndodhë!

Kuvendi nuk humbet kohë: Çon në KQZ dorëheqjet e opozitës. Ja ç’mund të ndodhë!

Vetëm 24 orë pas firmosjes së djegies së mandateve nga deputetët e opozitës, Kuvendi i Shqipërisë nuk humbet kohë duke i përcjellë kërkesat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se kërkesat e deputetëve të opozitës janë depozituar mesditën e sotme në KQZ. Afati për të dorëzuar kërkesat e 56 deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi nuk ka marrë më shumë kohë duke i nisur direkt.

Tashmë brenda një afati maksimal prej 30 ditëve KQZ-ja duhet të shprehet për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të opozitës duke shapllur vende vakante. Deri në vendimmarrjen e KQZ-së për t’u ndërprerë mandatet, të gjithë të dorëhequrit e opozitës janë formalisht deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzojnë të gjitha privilegjet duke perfshire rroga, dieta, imunitet por edhe te drejtën për të tërhequr dohreqjen.

Në momentin që KQZ-ja do të ndërpresë mandatet për deputetët aktualë që kanë firmosur kërkesat, do të vijojë procedurën me kandidatët në listën vijuese të PD dhe LSI. Ky do jetë momenti për të vërtetuar se sa nga pjesëtarët e listës të PD dhe LSI do të pranojnë apo do të refuzojnë emërimin, deri në zëvendësimin e 56 deputetëve që kanë djegur mandatet. Në rast se mbeten poste vakante për t’u plotësuar, duhet parë se në çmënyrë KQZ do të interpretojë ligjin dhe nëse do të nisë të ofrojë vendet vakante edhe komponentëve të listave të partive të tjera, ndoshta duke nisur pikërisht nga ata që nuk kanë qenë pjesë e koalicionit qeveritar, pikërisht pwr të respektuar balancën aktuale mes shumicës dhe opozitës.

Burime për Report Tv thonë se vendimi i shumicës për të mos humbur kohë dhe për të mos pritur afatin 30 ditë, erdhi pasi edhe ndërkombëtarët, thirrjet e të cilëve u refuzuan nga opozita, mësohet se janë shprehur se për sa kohë pakica e zgjodhi rrugën e saj, shumica të vijojë punën.

Nga deputetët aktualë të opozitës, vetëm 5 nuk kanë firmosur ende. Nuk ka firmosur siç kishte njoftuar Lefter Koka nga LSI-ja, ndërsa nga PD-ja nuk kanë dorëzuar mandatet Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka. Dy të fundit, Mediu dhe Ndoka janë shprehur se në momentin që do të kthehen në Tiranë do të firmosin, pasi ndodhen jashtë vendit.