osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kuvendi në seancë plenare: Mazhoranca rrëzon dy dekretet e presidentit! Futet me procedurë të përshpejtuar ligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore

Kuvendi në seancë plenare: Mazhoranca rrëzon dy dekretet e presidentit! Futet me procedurë të përshpejtuar ligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore

Parlamenti do të mblidhet sot në një seancë plenare, ku pritet të rrëzohen dy dekretet e presidentit Ilir Meta.

Ky i fundit ktheu për rishqyrtim ligjet për nivelin e tarifës doganore dhe ligjin për taksat kombëtare, por mazhoranca i ka cilësuar dekrete të padrejta dhe sot në seancë pritet rrëzimi i tyre.

“Së pari, duhet theksuar fakti se Presidenti në dekret ka pretenduar se ligji 151/2020, cenon sigurinë juridike, barazinë para ligjit, lirinë e veprimtarisë ekonomike, por këto janë pretendime të përgjithshme dhe në fakt nuk evidentohet as edhe një dispozitë e shkelur e Kushtetutës, që të justifikojë shkeljen e parimeve kushtetues.

Së dyti, pas argumentimit të detajuar të çështjeve specifike të ngritura nga Presidenti, qartazi evidentohet se ligji nr. 151/2020 nuk cenon sigurinë juridike, barazinë para ligjit dhe as lirinë e veprimtarisë ekonomike. Megjithatë për të bërë një analizë të bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me cenimin ose jo të këtyre elementëve kushtetues”, thuhet në raportin e Komisionit të Ekonomisë sa i takon ligjit për taksat kombëtare. Ndërsa sa i takon dekretit për kthimin e ligjit për tarifat doganore, komisioni shprehet:

“Ka një lapsus në këtë konkluzion të Presidentit, pasi ligji 168/2020, nuk përbën përjashtim nga tarifa doganore, por mundëson një reduktim të tarifës doganore nga 15% në 2%. Ligji 168/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar,” ka për qëllim, të krijojë një lehtësi tjetër fiskale në fushën e turizmit detar, e cila favorizon dhe stimulon shtimin e një kategorie specifike të mjeteve lundruese turistike, të cilat për shkak të natyrës dhe kostos së tyre janë më të pëlqyeshme dhe më të aksesueshme për individët.

Referuar elementit “kosto”, evidentojmë se kostoja e mjeteve të lundrimit me fryrje (varkat e gomës apo gomonet etj.), është shumë herë me e ulët se ajo e një jahti, çfarë i bën këto mjete ujore më të aksesueshme nga një masë më e gjerë e popullatës dhe për rrjedhojë edhe më të preferuara”. Në seancën e sotme do të vendoset gjithashtu kalimi me procedurë të përshpejtuar i ligjit për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila do të zëvendësojë SHÇBA.