Gent Sejko guvernatori i Bankës, i ardhur në atë funksion çuditërisht nga një punonjës financash në një bankë private të nivelit të dytë, i propozuar nga Ilir Meta pas largimit të Fullanit, siç duken gjëra u ka shërbyer mirë ustallarëve, që vendosën se do të qëndrojë dhe për një mandat të dytë 7 vjeçarë në krye të Bankës së Shqipërisë duke i befasuar shumë specialist të fushës me këtë zgjidhje.
Ditën e djeshme Kuvendi ka votuar pro kandidaturës së tij, ku mazhoranca dhe opozita u bënë bashkë. Me 103 vota pro 1 kundër dhe 1 abstenim u bë votimi i Sejkos si Guvernator.
Në fakt, mos largimi i tij nga një detyrëe kaq e rëndësishme, kur vendi ka me dhjetëra bankier të vërtetë me një përvojë pune dhjetëra vjeçare, hynë në skandalet e politikës shqiptare.
As një guvernator banke nuk ka qëndruar në atë post 14 vjet, aq më keq kur guvernator ishte një zgjedhje e çiftit Meta – Kryemadhi, që askush nuk e kuptoi se si e bindën Edi Ramën, i cili për të shmangur këtë zgjidhje skandaloze aprovoi dhe ligjin për guvernatorin, ku Guvernator i Bankës së Shqipërisë mund të emërohej edhe një shtetas i huaj.
Madje, pati dhe kandidat nga diaspor, shtetas amerikan, bankier serioz dhe të njohur, por Rama zgjodhi djaloshin E Ilirit dhe të Monikës që na i ndriti dhe i shkëlqeu bankat, duke i mbushur me miq dhe të afërmë të politikanëve shqiptarë , e duke e çuar nepotizmin në standartet më të larta në botë.
Në mungesë të FMN, Banka e Shqipërisë mund të jetë një “lejekalim” dhe për investimet elektorale të qeverisë, pasi zgjedhjet për pushtetin vendor janë vitin e ardhshëm, dhe fushata thuajse ka filluar.
Ndërkohë që Banka e Shqipërisë kontrollon dhe bankat e nivelit të dytë, lëvizjen e parave dhe për pasojë ushtron kontroll ndaj tyre nëse nëpërmjet këtyre bankave janë pastruar para ose jo.
Pikërisht për këtë arësye me sa duket Rama dhe Basha bashkëpunojnë për ta pasur të tyrin Guvernatorin./Ekskluzive.al