Pas publikimit të skandalit të faktuar në “PAMFLETI”, ka nisur operacioni, për të pastruar në institucionin ku kalojnë, gjithë informacionet e sigurisë kombëtare, nga zyrtarët e kriminalizuar dhe “urrithët” e agjenturave të huaja, ndërkohë që me Presidentin, po merret SHBA
Ditën e enjte, Kuvendi, si institucioni më i lartë ligjvënës, që kontrollon dhe garanton sigurinë kombëtare, i ka dërguar një kërkesë “konfidenciale” Presidentit Ilir Metaj, për informacion, lidhur me “biografitë personale”, të Drejtorit të Kabinetit dhe 4 këshilltarëve të tij, referuar praktikave e të dhënave, të përzgjedhjes dhe emërimti tyre në këto detyra.
Është e drejt kushtetuese e Kuvendit dhe po kështu tagër kushtetues i ONM, të kërkojë, informacion lëndor zyrtar, për çdo funksionar të lartë shtetëror, që punon në institucionet, ku kalojnë e trajtohen çështje dhe dosje, të rendit, drejtësisë e sigurisë kombëtare.
Në shkrimin e datës 4 nëntor 2018 në “PAMFLETI”, prej të cilit ka marë indicie ky hetim, u denoncua skandali i rëndë, që Presidenti Ilir Metaj, ka krijuar një kabinet presidencial, me persona të dënuar burg e gjoba penale, për vjedhje të pasurive publike, falsifikim diplomash shkollore, ish-drejtorë në ndjekje penale aktuale për korrupsion, dhe persona ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit e deri, agjent të shërbimit sekret rus.
– Kuvendi dhe ONM, kërkojnë informacion zyrtar nga Presidenti Republikës, nëse Drejtori i Kabinetit Arben Çiçi, është ose jo agjent “resident”, i shërbimit sekret rus në Shqipëri?
– Kërkohet informacion, nëse Piro Ahmetaj, Këshilltar Ushtarak është ose jo ish-spiun i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin “Shkodrani” dhe, ish-ushtarak i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, shkarkuar për abuzime?
– Kërkohet informacion, nëse Genci Muçaj, Këshilltar për Mardhëniet Ndërkombëtare, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, është ose jo i dënuar penalisht, me Vendim Nr. 439, datë 8 prill 2008 të Gjykatës, për falsifikim të diplomës së shkollës?
– Kërkohet informacion, nëse Majlind Lazimi, Këshilltar Ekonomik është ose jo, në ndjekje penale në vazhdim, me akuzën për korrupsion, si ish-Drejtor i Përgjithshëm i “Posta Shqiptare”?
– Kërkohet informacion, nëse Bledar Dervishaj, Këshilltar për Çështjet Ligjore, Reformën në Drejtësi, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, është ose jo i dënuar me burg, për vjedhje e falsifikim pronash në bregdet, kur ishte Drejtor i Pronave të Qarkut-Tiranë?/Pamfleti