osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kutia e Pandorës” u hap, Idajet Beqiri paralajmëron dy arrestime “VIP” pas Sali Berishës: Ja partia që do të shkrihet nga prangat e SPAK

“Kutia e Pandorës” u hap, Idajet Beqiri paralajmëron dy arrestime “VIP” pas Sali Berishës: Ja partia që do të shkrihet nga prangat e SPAK

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, avokat Beqiri ka përmendur krimet e tmerrshme të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe është shprehur se ai nuk meriton vetëm arrest shtëpie, por ta kalbin në qelitë e burgjeve për të gjitha të zezat që ka kryer gjithë këto vite.

Sipas Idajet Beqirit, pas vendimit të SPAK asnjë trazirë dhe kaos nuk mund të ndodhë, pasi nuk del njeri të mbrojë krimet e Berishës dhe nuk ka arsye që ta ndjekin. Ai tha se Berisha e mori pushtetin me zor, jo se ja dhanë shqiptarët. Gjithashtu, avokati ka bërë dhe një paralajmërim të bujshëm. Sipas tij, pas Sali Berishës, radhën për t’u goditur nga SPAK e ka çifti më i akuzuar për korrupsion, Meta-Kryemadhi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ish-LSI. Në fund ai tha se Shqipërisë nuk i nevojitet një e djathtë që shan, që shkatërron dhe i vë flakën parlamentit.

-Avokat Beqiri, a mori fund historia politike e Sali Berishës?

Ka kohë që ka marr fund, de facto mori fund tani. Në këtë rast SPAK është treguar tolerant dhe nuk janë treguar me asnjë tjetër kështu. Kur jepej masa detyrim paraqitje ata thoshin ju falenderoj që nuk më mbyllët në burg edhe ata që ishin të sigurt që do merrnin pafajësinë sepse është masa me e lehtë që jepet.

Dhe kur s’ke lënë gjë pa bërë në këtë vend dhe nuk shkon. Qoftë edhe qytetarë më i thjesht të jesh në këtë vend nëse bënë një prapësi duhet që të përgjigjesh për atë që ke bërë. Kam bindje që vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër janë bërë nga Berisha. Që kur erdhi president ai, akti parë që bërë ishte korrupsion me tragetin e Komanit që ia dha nipit vet. Edhe kanë vazhduar krimet e tij pa fund. Nuk harrohet 26 maj kur u gjakosën disa persona për votat, si mund të harrohet Gërdeci dhe 21 janari. Si mund të harrohen piramidat, vrasjet e 1997-ës. Nuk harrohen këto.

-Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë se kërkon të bëjë një ’97-të të dytë, si e komenton?

Ai shikon ëndrra në diell. Sot nuk jemi në 1997-ën, jemi shtet anëtar në NATO. Shqiptarët panë çfarë bënë nga ‘97-ta deri sot. Morën pasuri për vete, nuk i numërohen tualetet në vilat e Gjirit të Lalëzit. Kush nuk ngrihet për të mbrojtur ËC-të e Berishës te Gjiri i Lalëzit, apo të dhëndrit, vajzës apo të djalit të tij. Ata janë disa fanatik që i shkojnë nga pas, Berisha maksimalja ka 3 mijë veta me vete, kaq ka pasur historikisht. Edhe ‘97-ën me 3 mijë veta e bëri, fusim këtu edhe ata që solli Bukoshi nga Kosova

Sot mendonim që do kishte mbështetje edhe nga deputetet, por askush nuk i vete nga mbrapa, përveç Flamur Nokës. Nuk del njeri të mbrojë krimet e Berishës dhe nuk ka arsye që ta ndjekin. Berisha t’i dalë zot vetes, pse do të mbrohet nga të tjerët? Dhe me mjete primitive dhe skandaloze. Ai duhet që të shkojë të ballafaqohet dhe të shkoj atje edhe po të dojë të mos përgjigjet, por duhet që të shkojë. Është e detyrueshme të shkosh të paraqitesh. Po ai nuk shkoi, a ka ndonjë qytetar që nuk ka shkuar atje kur i është kërkuar? Ai duhet që të jetë i pari që duhet që të shkonte se ka qenë kryeministër dhe president dhe duhet që të respektojë Kushtetutën.

-Si e shikoni masën arrest në shtëpi për Sali Berishën?

Pika 1 thotë nuk jepet masa arrest me burg kur kemi të bëjmë me një grua shtatëzënë dhe me një të mitur nën 18 vjeç po ashtu edhe ndaj një personi që është mbi 70 vjeç, por pika dy thotë se në rast se rrezikshmëria e personit dhe ka edhe rrethana të tjera që e shtojnë rrezikshmërinë pika 1 nuk ka vlerë. Edhe për atë që është mbi 70 vjeç nëse shihet se rrezikohet largimi jashtë vendit dhe të tjera atëherë jepet edhe arresti me burg, jo 70 por edhe nëse je 100 vjeç. Ligji duhet që të veprojë i njëjtë ndaj të gjithëve. Po të ishte në një vend tjetër me këto që ka bërë ky ndaj këtij krimineli do të kërkonin dëmshpërblime ndaj atyre që ka lënë jetim dhe ndaj atyre nënave që u ka shkaktuar dhimbje.

-A mund të çoj ky vendim në një përplasje sociale?

Në rast se ata që kanë votuar janë përzier me krimet e tij dhe kanë përfituar nga tenderimet ata nuk quhen votues janë organizatë kriminale që janë në bashkëpunim. Kur vjen puna që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bënë non grata për korrupsion të lartë dhe ja jep gjithë familjes së tij dhe i ka rënë në kokë sepse ata kanë bërë korrupsion të lartë bashkë me babin e vet. E patë vet sa veta dolën atje në protestë dhe ky numër do vij në shpërbërje. Asgjë nuk do të ndodhë.

-Ndërkohë Fatos Nano u fut në burg dhe kur doli më vonë u bë edhe kryeministër, mund të ndodh kjo edhe me Berishën?

Nuk mund të ndodhë që të vihet një shenjë barazie mes Nanos dhe veprës që u akuzua, me krimet e rënda që ka bërë Sali Berishës, që vetëm të vrarët me urdhër të tij, edhe me ndikimin e drejtpërdrejt të tij i kalojnë 10 mijë në ketë vend, 200 vetëm në Tropojë. Fatos Nano nuk kishte lidhje me korrupsionin dhe ndihmat italiane që erdhën. Fatos Nano ishte një i burgosur politik, për këtë i dhanë amnisti.

Nuk mund të krahasohet me Fatos Nanon, Sali Berisha një njeri që ka kryer kaq shumë vrasje. Fatos Nano nuk ka varë një pulë, apo ky që është sot. Saliu të vret. Nuk mund të krahasohet Berisha me Nanon dhe Ramën. Berisha e mori pushtetin me zor jo se ja dhanë shqiptarët. Ai s’ ka fituar kurrë. Berishën e mbajnë gjallë disa media, disa analistë, disa gazetarë që ai i paguan mirë se lekët tona i ka grabitur dhe s’di ku ti çoj, mirëpo ata që e frymojnë atë sot në vend ti thonë kaq ata e frymojnë akoma.

e kanë braktisur të gjithë aleatët Berishën, apo është dhe Ilir Meta akoma në lojë?

Të gjithë e kanë braktisur Berishën. Edhe Ilir Meta e ka braktisur se nuk di ku të fusë kokën e vet. Ka ikur nuk dihet ku e ka futur kokën, po bën të urtin dhe lutet: Zot mos hajde te mua. Kryemadhi del bën denoncime, për të krijuar ndonjë rrethanë lehtësues, po bëjë edhe kallëzime. Nuk i ha njeri kallëzimet e saj, janë cingërima justifikuese që nuk i lan dot pisllëqet, krimet që kanë bërë këtij shteti nuk i lanë dot as deti Jon. Janë afera konkrete edhe për Kryemadhin edhe për Metën. Shumë shpejt do të shohim çfarë masash konkrete do të merrem për këta të dy dhe grupin e tyre kriminal që është quajtur

Lëvizja Socialiste për Integrim. Asnjë nga ata nuk i ka marr koka erë që të shkoj pas Saliut. Nëse do të ishte politike kjo që po bëhet ndaj Berishës, në një situatë të tillë do ngriheshin deputetët e vet dhe aleatët e vet, po ata as në mitingun e tij nuk shkojnë. SPAK thotë organizatë kriminale dhe thotë ngihuni kundër tij, kështu prandaj atij asnjë nuk i shkon nga pas. Edhe për ushtarët e Saliut burgje ka plot, hapur janë. Më në fund reforma në drejtësi, SPAK-u janë një cunam që shumë shpejt do të marrin përpara shumë e shumë të tjerë.

Por, mbi të gjitha dy kokat më të mëdha të krimit, Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkë me familjet e tyre do priten përgjithmonë dhe do të shihni çfarë energjish do çlirohen në këtë vend, çfarë do jetë në gjendje të bëjë ky popull pa ta. Njëri vdiq përfundimisht, tani do shohim edhe tjetrin. Jam i bindur që demokracia në Shqipëri do bëhet, shteti ligjor do të bëhet dhe ne do jemi të barabartë mes të barabartëve në Bashkimin Evropian. Vijnë të gjithë kryetarëve të shteteve në Tiranë dhe kur drejtojmë Këshillin e Sigurimit dhe shanset janë të shkëlqyera për në Bashkim Europian.

-A rrezikon vendi që të ngel pa opozitë?

Në një situatë të tillë e djathta do të dijë se si të organizohet dhe si të mobilizohet. Nuk duan shqiptarët një të djathtë që shajnë, që shkatërrojnë dhe i vënë flakën parlamentit. Një opozitë të tillë nuk e duan shqiptarët. Ka intelektualë shumë në Partinë Demokratike, por janë bërë më keq se Saliu dhe mendojnë se grushti të sjell në pushtet dhe këto element si duron dot populli. Të gjithë ata që shkojnë pas tij kanë marr tabiatet e atij. Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë edhe ata që shkojnë pas non gratës do të jenë njësoj si non grata dhe nuk do të bëjnë dot hajër.

Intervistoi: Rigels Seliman