Ilir Meta ka bërë reagimin e tij të parë në lidhje me vendimin që pritet të japë sot Gjykata Kushtetuese, për shkarkimin apo jo të tij. Teksa poston një foto, Meta zbulon dhe personat që do të përfaqësojnë presidentin në Kushtetuese.
“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta, ndërkohë që postimin e tij e shoqëron me dy gishtat lart.
Bëhet fjalë për Këshilltarin Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoreshën Juridike, Katrin Treska.
Kushtetuesja vendos sot fatin e tij, Presidenti Meta publikon foton me dy gishta