Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e marrë mbi marrëveshjen e firmosur me Italinë për ngritjen e kampit në Gjadër të Lezhës ku do të priten emigrantët afrikanë. Ky vendim u votua kundër nga Marsida Xhaferllarit dhe Sonila Bejtjase para Mbrojti 50 herë qeverinë Berisha në Kushtetuese përfshirë edhe paktin detar, bashkëjetuese e Alibeajt, Nishanit dhe Metës, Bejtja mbrojtëse mbështetëse e PD-LSI, nuk njeh Kuvendin, i shoqi bashkëpronar i televizionit të familjes Berisha
Në vendim theksohet se protokolli për Migracionin ofron mbrojtje juridiksionale, nuk sjell kufizim të të drejtave të njeriut, duke i hapur kështu rrugë miratimit të kësaj marrëveshje në Kuvend në seancën e së enjtes (22 shkurt).
“Migrantët që strehohen në qendrën e pritjes nuk konsiderohen subjekte të legjislacionit shqiptar për të huajt (ligji nr. 79/2021) dhe as të atij për azilin (ligji nr. 10/2021). Ata i nënshtrohen legjislacionit italian dhe në zonat që u jepen në përdorim autoriteteve italiane zbatohet juridiksioni italian. Qëllimi i migrantëve është strehimi në shtetin italian dhe kërkesën për mbrojtje e adresojnë pranë autoriteteve italiane, ndaj në rast refuzimi të kërkesës nga autoritetet italiane ata nuk pengohen nga dispozitat e Protokollit për Migracionin në shprehjen e vullnetit për të paraqitur kërkesë pranë autoriteteve shqiptare për mbrojtje dhe azil në Shqipëri. Në këtë rast të fundit gjen zbatim legjislacioni shqiptar. 11.2.2.
Pretendimi për cenimin e lirisë personale dhe të së drejtës për proces të rregullt ligjor nuk qëndron. Kufizimi i lirisë është vendosur bazuar në dispozitat ligjore dhe standardet ndërkombëtare, pra jo në mënyrë të padrejtë. Kufizimi i lirisë në qendrat e pritjes synon të sigurojë rendin dhe sigurinë, si dhe zgjat vetëm gjatë kohës së procedurave të vlerësimit të kërkesave për azil. Protokolli për Migracionin parashikon se të huajt kanë akses në kujdesin shëndetësor dhe mbrojtje juridike gjatë kohës së qëndrimit në qendrat e pritjes. Sipas Protokollit për Migracionin, migrantët kanë mundësinë e asistencës së shërbimeve juridike të specializuara, si dhe të aksesit në gjykatë. 11.2.3.
Pretendimi për cenimin e së drejtës për mbrojtje ndërkombëtare është i pabazuar, duke qenë se ligji shqiptar dhe Protokolli për Migracionin kanë fusha të ndryshme zbatimi dhe qëllime të ndryshme, për rrjedhojë nuk ka konflikt ndërmjet tyre. Ligji shqiptar vepron në fushat përkatëse të caktuara në të, ndërsa Protokolli për Migracionin zbatohet për çështje të veçanta të rregulluara në të, përfshirë përdorimin e zonave dhe menaxhimin e flukseve migratore. Refugjatët dhe azilkërkuesit mbrohen nga ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe kjo fushë e ligjit zbatohet për të gjithë migrantët që rregullon Protokolli për Migracionin. 11.2.4.
Pretendimi për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit nuk qëndron, pasi nëse migrantëve u refuzohet kërkesa për azil nga autoritetet italiane, ata kanë të drejtë, njësoj si çdo individ tjetër, të paraqesin kërkesë për mbrojtje pranë autoriteteve shqiptare dhe në këtë rast ata trajtohen prej këtyre të fundit pa asnjë diskriminim. 11.2.5.
Pretendimi për mungesën e garancive në respektimin e parimit të moskthimit dhe mosnënshtrimit të dëbimit kolektiv mbetet i ngritur apriori, mbi paragjykime dhe pa bazë reference kushtetuese, ligjore ose faktike. Protokolli për Migracionin nuk parashikon dëbim kolektiv të migrantëve. Afati i qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk mund të jetë më i gjatë sesa periudha maksimale e lejuar nga legjislacioni përkatës italian. Autoritetet italiane në përfundim të procedurave të kryera në përputhje me legjislacionin italian kryejnë largimin e migrantëve nga territori shqiptar. Në rast mosrespektimi të detyrimeve nga pala italiane, pala shqiptare ka të drejtën e denoncimit dhe zgjidhjes së Protokollit për Migracionin në mënyrë të njëanshme, sipas parashikimeve të tij”