osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush vuri përgjues në bisedën e Agron Xhafajt me një ish-trafikant që kishte zbuluar nga e para dashurinë për hashashin? Babalja, Berisha dhe Alibeaj ”përplasen kokë më kokë”

Kush vuri përgjues në bisedën e Agron Xhafajt me një ish-trafikant që kishte zbuluar nga e para dashurinë për hashashin? Babalja, Berisha dhe Alibeaj ”përplasen kokë më kokë”

Kush e përgjoi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj?! Kush ishte ai ose ata persona që kurdisën kurthin, duke vënë përgjues në bisedën e Agron Xhafajt me një ish-trafikant që papritur kishte “zbuluar” nga e para dashurinë për hashashin?

Katër ditë pas shpërthimit të njërit prej skandaleve më të nxehtë politikë të kohëve të fundit, mbetet ende mister dora që vuri përgjuesit ambjentalë (ose telefonikë), në bisedën mes A.Xhafajt dhe “Babales”, ose ndryshe Albert Velisë.

Më poshtë po rendisim paradoksin e deklaratave të të gjitha palëve në orët e fundit, për të kuptuar sesi, bashkë me akuzat e rënda ndaj vëllait të ministrit të brendshëm, opozita dhe dëshmitari x apo mediat afër tyre, kanë krijuar në lidhje me burimin e përgjimit.

Lexoni më poshtë dhe do të habiteni sesi ndryshojnë kryekëput në këtë pikë, deklarimet e Berishës, Babales, Alibejat dhe Salianjit.

Deklaratat:

Albert Veliu

“Përgjimin e bënë ata që kanë qenë në përgjim, grupi i Agronit apo dikush tjetër, atë e di ai. Ai ka jetën e biznesin e tij. Krime të tjera skam bërë. Vet krimet i ka bërë Agroni. Me dashje, pa dashje, i ka bërë ai. Ai akuzon Andonin në anë tjetër, Ato janë fakte reale, si zëri që kemi folur”

Sali Berisha

“Ai është Agron Xhafaj i regjistruar me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të transfiguruar dhe inkriminuar e ka koshiencën ai. Ai është një operacion perfekt i kryer nga segmente të policisë kriminale të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Agron Xhafaj”

Ervin Salianji

“Po sikur përgjimin ta ketë bërë një gazetar? Do i nxjerrim emrin ne. Mund ta ketë bërë një gazetar. Nuk po themi sot Agron Xhafaj nga ky panel do e fusim në burg. Ne kemi fakte”

Enkelejd Alibeaj

“Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima. Gazetari e solli te PD sepse tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohet?”/JavaNews