Juristi Romeo Kara ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që po shpërndahet me shpejtësi. Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse e ka takuar ndonjëherë Enver Hoxhën e ka mohuar këtë gjë.
Ai shprehet se nuk e ka takuar kurrë Enver Hoxhën dhe se nuk ka punuar asnjëherë si mjek në Klinikën Speciale.
Mirëpo të kundërtën thotë në një intervistë të dhënë shumë vite më parë bashkëshortja e ndjerë e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha. Ajo tregon sesi janë takuar me Berishën në Klinikën Speciale ku ai punonte, teksa shkuan të shihnin një njeriun e tyre të afërt që ishte shtruar aty.
“Kjo është çështja më e mirëdenoncuar që ka pasur ndonjëherë në dorë drejtësia”, Mentor Kikia nxjerr prapaskenat dhe tregon çfarë fshihet pas thirrjeve të kryeministrit Rama drejtuar SPAK-
Për më shumë shihni videon: