osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Kush po e kërcënon plakun dixhital?! Pensionist Berisha përplaset ashpër me SHBA për t’i dhënë rëndësi vetes

Kush po e kërcënon plakun dixhital?! Pensionist Berisha  përplaset ashpër me SHBA për t’i dhënë rëndësi vetes

“Po më kërcenojnë me dogmën e barit”, kjo është deklarata e Sali Berishës ditën e sotme në një konferencë LIVE këtë të enjte për mediat.

Berisha iu përgjigj edhe ambasadores amerikane Yuri Kim, ku u shpreh se kërkesa e saj për qëndrimin e tij jashtë kuvendit është i pabazë.

“George Soros dhe Edi Rama po hakmerren politikisht ndaj meje, për denoncimet e mia për lidhjet e Ramës me krimin dhe pasuritë e paligjshme. Vendimi është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të prerë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Mungesa e transparencës së këtij vendimi tregon se është vendim vetëm politik.

Por, pavarësisht nga këto, unë nuk kam ngritur padi kundër vendimit politik, por kundër shpifjeve mbi të cilat bazohet ky vendim. Karakterin politik të këtij vendimi e dëshmon edhe kërkesa e ambasadores që të mos futem në Parlament, me kërcënime me bar që e ka përdorur dikur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobët e pandreqshëm”, tha Berisha.

Yuri Kim pati deklaruar: “Do të jetë e rëndësishme që PD-ja të mendojë për këtë çështje dhe sikurse e kam përmendur edhe më parë, PD-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Në fakt, do të ishte një ironi historike, por edhe tragjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj”.

Sali Berisha shtoi: “Konferencën e kam thirrur për t’ju njoftuar ju se avokati im ka dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit. Pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken për të shpallur non grata mua dhe familjen time, unë autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi u dorëzua padia pranë kësaj gjykate.

Padia bazohet në precedentë të ngjashëm të mëparshëm dhe në parimin universal që për shpifjen nuk ka imunitet. Unë i bëj thirrje Sekretarit Blinken që të dërgojë pranë gjykatës fakte, dokumente dhe prova që disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Me këtë rast ju informoj edhe se sot, pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që i drejtohem një gjykate dhe nuk kisha imagjinuar që do të ngreja padi ndaj Sekretarit të një vendi që e admiroj kaq shumë. Me këtë padi dua të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe të gjthë shqiptarëve”.