Televizioni REPORT TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin e dyte mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të qershorit.
Te mërkurën në orën 20:00 në ekranin Report TV do të mësoni se si janë përgjigjur shqiptarët për ofertën e kryeministrit Rama bërë opozitës për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit.
Çfarë mendojnë shqiptarët për strategjinë e opozitës për të vazhduar protestat? Si do të votonin sot shqiptarët për zgjedhjet vendore dhe cila do të ishte vota e tyre nëse do të duhej të shkohej në zgjedhje të parakohshme?
Edhe në sondazhin e dytë (kliko ketu per te lexuar te parin) i ftuar special do të jetë Roberto Baldassarri, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research. Figura e njohur për publikun shqiptar pasi në 2013 dhe 2017 Roberto Baldassarri parashikoi rezultate të sakta të zgjedhjeve politike në Shqipëri.
Në studio Denis Minga me gazetarë dhe analistë do të intervistojnë autorin e sondazhit. Na ndiqni të mërkurën ora 20:00 në Report Tv speciale Repolitix me rezultatet e sondazhit të dyte për zgjedhjet vendore 2019.