Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm një bisedë të ngrohtë me kryefamiljarin e shtëpisë së rindërtuar në Rrashbull të Durrësit.
Teksa shoqërohej nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, kreu i qeverisë ftoi të zonjën e shtëpisë që të hynte e para në shtëpi. Gjatë bashkëbisedimit me familjen, Rama nuk i kursye as batutat, ndërsa ka mbajtur në krah edhe një vogëlushe 2-vjeçare.
Mes të tjerash i zoti i shtëpisë ‘kritikoi’ Ramën pas akuzave të opozitës për situatën e krijuar nga moti i keq, ndërsa shtoi se ai duhet t’i vinte plastmase rrugëve. Ndër të tjera i moshuari i dha dhe një këshillë kryeministrit, sa i takon këtyre akuzave.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama-familjarëve: T’i hapim rrugën gruas njëherë, se unë me gratë e kam. Ti je kryesorja këtu.
Rama- i drejtohet 2-vjecares: Eja ti kingia këtu.
Kryefamiljarët: Të njeh. Sa herë del në televizor e thotë emrin tuaj.
Rama: Si e kam emrin unë?
Ndërhyn gjyshërit: Thuaj, ‘xhaxhi Edi’
Rama: Xhaxhi Edi është bërë si Ariu Silva. Por ta dish se gamorin se lënë as mizat.
Kryefamiljari: Ka dhe përteka i themi ne për mizat.
Rama: Se kemi me përteka, por me bindje
Kryefamiljari: Edhe ti ke qenë në gabim, ti kishe vënë plastmasë
Rama: E patë ça ndodhi në Athinë?! Në momentin kur ke stuhi, nuk janë aty makinat që persin borës, bllokohesh. Kur bie në Austri borë, rrinë presin me orë dhe me netë deri sa lirohen. Këtu këta që bërtasin, nxitojnë për pune. Nxiton Andi Bushati se ka punë. Teoritë ishin; po ju e dinit, pse se hodhët kripën 2 javë përpara.
Rama-kryefamiljarit: Ke ndonjë këshillë për mua?
Kryefamiljari: Kush leu, mendjen e vetë pëlqeu?!
Rama: E bukur kjo (qesh)