Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Kuvend se opozita e dalë tashmë jashtë parlamentit nuk është në pozitat për të vënë kushte dhe se zgjidhja duhet të vijë si pasojë e bashkëpunimit me opozitën e re në parlament për të miratuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së, ka reaguar Basha.
Lideri i PD-së ka publikuar në faqen e tij pesë kushtet e vendosura për shumicën, ndërsa shkruan se ka nisur konsultimin me qytetarët për sugjerimet.
“Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit. Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar.
Në respekt të transparencës, ky eshtë propozimi i Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Dëshiroj që konsultimi të nisë me JU! Ndaj ju ftoj të ndani me mua mendimet dhe sugjerimet tuaja” shkruan ai.