Një sërë emrash, mes tyre shumë jo të panjohur në radhët e PS, janë pjesë e listës së zyrtarëve të shkarkuar nga Drejtoria Antikorrupsion. Të shkarkuarit kanë mbajtur poste drejtuese në administratë.
Lapsi.al shkruan se në më pak se dy muaj Drejtoria Antikorrupsion, një strukturë e drejtuar nga Pirro Vengu mësohet se ka kontrolluar 35 institucione, përfshirë një numër drejtorish të rëndësishme si Hipotekat, Tatimet, Aluizni, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (në pikat kufitare) dhe Inspektorati i Shëndetit.
Nga kontrollet janë evidentuar shpërdorime detyre dhe veprime korruptive që kanë çuar në shkarkimin e 28 zyrtarëve të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues si dhe 6 kallëzime penale.
Ndër personat e shkarkuar përfshihen dhe shumë emërime partiake dhe të promovuar nga radhët e politikës. Më poshtë është lista e zyrtarëve të shkarkuar nga Task Force Antikorrupsion.
Maj 2018 – shkarkime:
– Drejtori i Hipotekës Krujë (kallëzim penal)
– Drejtori i Bujqësisë Berat
– Drejtori i Bujqësisë Korçë
Qershor 2018 – shkarkime
– Aluizni Tirana rurale (Krenar Cenollari – kallëzuar penalisht)
– Aluizni Tirana Jug (ish-drejtuese Besa Spaho, kallëzuar penalisht),
– Drejtori i Aluiznit Tirana 2, Daniel Naço (kallezim penal)
– Besnik Cenko (Tirana Veri)
– Drejtuesit e AKU ne Portin e Durresit,
– Drejtori i Hipotekës Vlorë, Sokol Bana
– Drejtori i Aluiznit Sarandë, Mariel Murati
-Drejtor i Spitalit Qëndror Shkodër, Vilson Masmalaj (kandidat për deputet në listën e Shkodrës)
-Kryeinspektor i Inspektoriatit të Punës Fier, Qamil Kuka.