Një aksident i rëndë u mori jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.
Policia përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar. Më herët u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave.
Ndërsa së fundmi, policia njoftoi edhe për arrestimin e një tjetër personi, Irfan Hotin nga fshati Dejnë raporton indeksonline.
Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.