osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush janë 5 gjyqtarët që rrëzuan dënimin përjetë për Dritan Dajtin?! Mesazhi i Oficerit: Vetëm drejtësi s’mund të quhet!

Kush janë 5 gjyqtarët që rrëzuan dënimin përjetë për Dritan Dajtin?! Mesazhi i Oficerit: Vetëm drejtësi s’mund të quhet!

Nga Elton Qyno
Pas një beteje 10 vjeçare me drejtësinë shqiptare, Dritan Dajti i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për 5 vrasje, një plagosje, armë mbajtje pa lejë, falsifikim dokumentesh dhe vulave si dhe mbajtjes pa lejë të uniformës, ka arritur të fitojë atë që ka kërkuar përgjatë gjithë kësaj kohe. Dajti është dënuar përfundimisht me 25 vite burgim (Lexo të plotë) për vrasjen e katër policëve dhe ekzekutimit të Ledjon Mara që ishte në makinë me Dajtin, mesditën e 7 gushtit 2009.

I pandehuri arriti të stoponte për disa vite me rradhë procesin gjyqësor në Apel, dhe disa herë Këshilli i Lartë i Drejtësisë formoi trupa gjyqësore nga gjykatat e Apelit në Rrethe, pasi gjyqtarët e Krimeve të Rënda ishin ezauruar me këtë ëështje. Një nga oficerët e Krimeve të Rënda Petrit Gjeçaj pas vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit, që dukshëm favorizon Dritan Dajtin ka shkruar një status në Facebook “…vetëm drejtësi nuk mund të quhet pranimi i gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 oficerë policie në krye të detyrës…TUUURP e Faqe e ZEZË…”

Shqiptarja.com mëson emrat e pesë gjyqtarëve që vendosën të dënojnë me 25 vite burgim Dritan Dajtin, duke prishur kështu vendimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Kryetar i trupit gjykues në procesin gjyqësor kundër Dajtit ishte Fuat Vjerdha, i cili rezulton të jetë dhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Ndërsa dy anëtarët Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli, janë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Pesëshja e gjyqtarëve plotësohej dhe me dy gjyqtarë të tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë.

Gjyqtari Damini është bërë në disa raste objekt i inspektimit të ministrisë së Drejtësisë, ku vetëm në një rast ka liruar nga qelia Arben Gropën allias Vangjel Zijaj, i dënuar me 32 vite burgim në itali për trafik droge. Ndërkohë gjyqtari tjetër i Vlorës i përfshirë në procesin penal kundër Dajtit, Petrit Aliaj, rezulton ti ketë dalë emri dhe në dosjen kundër Klemend Balilit, të cilin prokuroria po e heton për pastrim të produkteve të veprës penale.

Hetimi pasuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur në kuadër të ligjit Antimafia ndaj të shumëkërkuarit Klement Balili ka vendosur nën prozhektor edhe një gjyqtar të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Gjatë një hetimi paralel të vitit 2015, gjyqtari Petrit Aliaj deklaroi se kishte punuar si konsulent ligjor për vëllezërit Balili dhe ishte paguar 47 mijë dollarë prej tyre. Të dhënat e deklaruara nga gjyqtari Petrit Aliaj dhe aktet hetimore që lidhen me burimin e kësaj pagese pritet të bëhen pjesë e dosjes së hetimit pasuror për familjen e Balilit.

Trupi gjykues i Dritan Dajtit
Kryeatri Fuat Vjerdha
Anëtar Lindita Hoxha
Anëtar Aleks Nikolli
Anëtar Petrit Aliaj
Anëtar Skender Damini

Akuzat për Dritan Dajtin

a)- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Fatos Xhani.
b)- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Sajmir Duckollari.
c)- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Altin Dizdari.
d)-“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Kastriot Feskaj.
e)-“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave me pasojë vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e shtetasit Fatjon Shamku,
f)-“Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
g)“Falsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim duke falsifikuar dhe përdorur dokumentat e mjetit tip Volskëagen Touareg me trg Cr 535 FR.
h)“Falsifikimi i vulave, dhe i stampave ose i formularëve” duke falsifikuar dhe përdorur tre dokumenta policie.
i)-“Mbajtja pa të drejtë e uniformës” duke mbajtur dokumenta dhe shenja dalluese të policisë së shtetit.