Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se këtë të shtunë do të shpallet lista me 61 kandidatët për kryebashkitë e vendit 5 deputetë të maxhorancës kanë vendosur të lënë Kuvendin për të garuar.
Bëhet fjalë për deputetët: Pjerin Ndreu, Flamur Golemi, Ilir Xhakolli, Rakip Suli dhe Nuri Belbaj, të cilët do të lënë Kuvendin për të garuar për pushtetin lokal.
Mirëpo për të hyrë në garëne kryebashkiakëve, 5 deputetët e Partisë Socialiste do të duhet të dorëzojnë mandatet e tyre.
Rrjedhimisht vendet vakante do të zëvedësohen me 5 emra të rinj nga listat shumëemërore të PS në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.
Sipas listës për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu pasohet në radhë nga Adriana Jaku, e cila renditet pas Gjetan Gjetanit, tashmë të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Aktualisht Jaku mban postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në listën e qarkut të Lezhës, Flamur Golemi pasohet nga Artemis Dralo. Dralo aktualisht është zv.ministre për Europën dhe punët e Jashtme.
Ndërsa sipas listës së Pogradecit Xhakolli do të pasohet nga Ardit Konomi. Ky i fundit është drejtor i shërbimit spitalor në Korçë.
Sipas listës së Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të garojë për bashkinë Përrenjas, do të pasohet nga Florenc Spaho.
Spaho është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ai gjithashtu mban postin e nënsekretarit organizativ për Elbasanin.
Nga ana tjetër Eljo Hysko, kryetari i FRESSH, është ai që pason emrin e Rakip Sulit, deputet i PS-së në Tiranë.