osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush ishte Pozeli, italiani që luajti për flamurin shqiptar?!

Kush ishte Pozeli, italiani që luajti për flamurin shqiptar?!

Kujtimet e gazetarit të mirënjohur Ahmet Shqarri: “Portieri i së parës kombëtare, në historinë e futbollit shqiptar. I pari dhe i vetmi i huaj që luajti për flamurin tonë. Giacomino Poselli, emri i të cilit u maskua herë si “Poseli” dhe herë si “Bozeli”, pikërisht për ta shfaqur si shqiptar. Edhe për italianët, rasti i Giacomino Posellit në Shqipëri, deri më tani është i pari dhe i fundit…”

Italiani Giacomino Poselli është i vetmi i huaj që ka luajtur futboll për flamurin shqiptar. Një histori pothuajse e panjohur për italianët, por dhe për shumë të tjerë në Shqipëri, në kombëtaren e së cilës ai pati fatin të regjistrohet si i pari portier i formacionit të saj, duke fituar edhe kupën e Ballkanit. Ajo përcillet sot për lexuesit e “Albanian Free Press” përmes publikimit të kujtimeve të radhës së gazetarit të njohur sportiv, Ahmet Shqarri.

Sipas tij, “të luash futboll “me litar në fyt”, kjo pati ngjarë me italianin Poselli, kur regjimi komunist i Enver Hoxhës i pati burgosur kunatin e tij në burgun famëkeq të Burrelit, aty ku edhe gjeti edhe vdekjen. Më pas, rikthimi i Posellit në atdheun e tij të dytë, pasi u shemb diktatura, për të marrë eshtrat e kunatit të tij, që nuk u gjet kurrë… Të gjitha këto janë aktet e një drame thuajse krejt të panjohur, që përbën edhe paradoksin e jetës së italianit Giocomino Poselli, i vetmi i huaj deri tani që ka luajtur për Kombëtaren e futbollit shqiptar…

Përgatiti për “Albanian Free Press”: Albert Zholi

“Histori të tilla janë të pabesueshme, megjithatë janë të vërteta, të mbushura plot dramë dhe me paradokse të panumërta, e ato mund të ndodhin vetëm në Shqipëri. Të ikësh në vitet ‘30 nga Italia për në Shqipëri, thjesht për pushime, te motra e martuar me Giuzzeppe Terruzi-n, atëherë drejtor i Bankës Tregtare në Vlorë dhe pas ca kohësh të përfundosh, as më pak dhe as më shumë, si portier i të parës kombëtare në historinë e futbollit shqiptar: Kjo gjë ka ndodhur deri më tani vetëm me Giacomino Posellin. Por, nuk mbaron këtu.

Historia e këtij personazhi të jashtëzakonshëm lindur në vitin 1922, në dukje e mrekullueshme si në përralla, kthehet në një aventurë vuajtjeje të pashembullt. Giuzzeppe Terruzi, menjëherë pas çlirimit arrestohet si “agjent armik” dhe i përplasur në burgun famëkeq të Burrelit, nga ku rrallë mund të dilje i gjallë, e ktheu në një torturë “parajsën futbollistike” të Posellit, i cili detyrohet të luajë me “litar në fyt”, për të lehtësuar pozicionin e kunatit të burgosur…

Tashmë, për të gjithë shqiptarët është e njohur historia e fitores së kombëtares sonë në futboll për Ballkaniadën e vitit 1946. Ai triumf i asaj kohe i pati shndërruar gati në heronj protagonistët e kombëtares. Boriçi, Spahiu, Dibra, Fakja, Llambi, Parapani, Teliti, Biçaku, Mirashi, Kavaja… janë emra që prej shumëkujt sot kujtohen me mjaft nostalgji, për vetë atë mrekulli që patën shfaqur atëherë këta futbollistë me lojën e tyre. Midis atyre emrave të lavdishëm, kur përmendet ajo histori e bukur e futbollit tonë, që shpallej asokohe fitues i kampionatit Ballkanik midis skuadrave përfaqësuese, do të gjesh patjetër emrin “Pozeli”, i shkruar kështu për ta shqiptarizuar atë.

Është fjala pikërisht për italianin Giacomino Poselli, për portretin e atij formacioni të madh, që i radhitur ashtu natyrshëm, krahas emrave të lojtarëve të tjerë të skuadrës, nuk të bënte tjetër përshtypje, veç atij respekti dhe mirënjohjeje, për atë çka dhanë për futbollin shqiptar në atë tetor të 1946-ës të gjithë ata protagonistë. Ndërkohë që ai emër “i maskuar” në shtypin shqiptar të asaj kohe, i shkruar në trajta të tilla, herë si “Pozeli” e herë si ‘Buzeli”, përdorej mesa duket, për të humbur gjurmët e vërteta të identitetit të tij.

Se në të vërtetë, në atë emër fshihej një italian, i pari dhe i vetmi i huaj që luante për flamurin shqiptar. Edhe për italianët, futbolli fitimtar i të cilëve tashmë është kthyer në një legjendë, rasti i Giacomino Posellit në Shqipëri, deri më tani mesa dimë, është i pari dhe i fundit.

Por, ndërsa shqiptarët e familjarizuar me atë emër gjithsesi të çuditshëm, e kanë pranuar tashmë “Pozelin” në panteonin e futbollit të tyre, italianët nuk kanë ditur shumë gjëra rreth kësaj historie të çuditshme, sesi një bashkatdhetar i tyre, kishte luajtur për futbollin e vendit fqinj, atje matanë Adriatikut. Duhej të kalonin vite që italianët, por edhe shumë të tjerë në Shqipëri, ta mësonin më mirë historinë e këtij njeriu jo fort të zakonshëm. Dhe shkak për këtë u bë rikthimi i Posellit në “atdheun e dytë”, pasi gati një gjysmë shekulli.

Këtu nis e shpaloset historia e vërtetë e italianit, e mbushur plot peng e nostalgji për vendin, të cilit ai i fali rininë dhe pasionin e tij, duke marrë si shpërblim një kalvar të gjatë vuajtjesh, të cilat e munduan për vite e vite me radhë.

“Ishte vjeshtë e vitit 1993, – nis të tregojë historinë e dhimbshme të Posellit, miku im Spartak Topollai, atë kohë shef i pritjeve qeveritare. Në hotel “Dajti” akomodohen dy italianë, të cilët menjëherë bënë shumë përshtypje me prezencën e tyre. Ishte koha kur ky hotel priste, si asnjëherë tjetër, shumë të huaj, që me ardhjen e demokracisë në Shqipëri gjenin më shumë mundësi njohje dhe biznesi në vendin tonë. Por, ardhja e dy italianëve në Tiranë ato ditë vjeshte me shi, ishte e një natyre krejt tjetër.

Si në romanin e famshëm të Kadaresë “Gjenerali I Ushtrisë së vdekur”, edhe “dy italianët” në hotel “Dajti” kishin ardhur për të gjetur e për të marrë eshtrat e një të afërmi të tyre, me ndryshimin se jeta e tij kishte humbur në një luftë tjetër të tmerrshme, në atë të burgut famëkeq të Burrelit.

Ishte një rast që të shkaktonte shumë keqardhje, sepse gjatë 9 ditëve të qëndrimit dhe ec e jakeve tronditëse nga Tirana në Burrel, dy italianët nuk po mundeshin t’i gjenin eshtrat e të afërmit të tyre. Dhe keqardhja për ta bëhej më e madhe, kur mësoje se cilët ishin këta dy udhëtarë të çuditshëm, që kishin marrë përsipër këtë mision kaq të vështirë e të dhimbshëm.

Njerëzit që filluan të vijnë në “Dajti” ato ditë për të takuar dy italianët, ishin persona shumë të njohur disa nga futbollistët më të shquar të Shqipërisë, të cilët më 1946-tën në aktivitetin e parë zyrtar të Kombëtares, patën shënuar suksesin më të madh duke fituar Ballkaniadën. Ata vinin në “Dajti” për të takuar pas gati një gjysmë shekulli mikun dhe shokun e mrekullueshëm të skuadrës së tyre, portierin e famshëm Giacomino Poselli, pra njërin prej dy italianëve, atë bashkëmoshatarin 70 -vjeçar, që ashtu si dikur u bënte ende përshtypje për atë paraqitje impozante, me atë trup të drejtë e shtatlartë, veshur hijshëm e gjithë sqimë. Ishin këto vizita të shokëve e miqve të tij më të mirë, – kujton Spartak Topollai ato ditë, – që ia lehtësuan disi atë mision, që nuk u krye kurrë, Posellit dhe nipit të tij Aldo, të cilin babai e pat lënë fare të vogël, kur komunistët e futën për ta mos e nxjerrë kurrë më nga skëterra e Burrelit…

Disa ditë pas ikjes së italianëve, – vijon Spartaku, – mora prej tyre një kartolinë mirënjohjeje e respekti, për ditët që kaluam bashkë. Ishte një kartolinë që paraqiste Orbetellon, një qytet bregdetar shumë i bukur i krahinës së Toskanës, ku portieri i së parës kombëtare të Shqipërisë në futboll kalonte ditët e pleqërisë, duke u marrë me gjueti, tashmë sporti më i preferuar i tij”.

I lindur më 22 korrik 1922, në Selanik të Greqisë, nga një familje tregtarësh, prej së cilës i ati nuk kishte si t’i shmangte udhëtimet nëpër botë, gjë që e solli në mesin e viteve ’30 edhe në Shqipëri, italiani Giacomino Poselli, do të rritej e formohej në Vlorë pranë detit, që ai e donte aq shumë.

Djaloshi me të dhëna të mrekullueshme, shtatlartë rreth 1 m e 90 cm, me duar të gjata e pëllëmbë të mëdha, fantastik në kërcime dhe plot intuitë, Giacomino Poselli padyshim ishte më i shquari ndër të rinjtë vlonjatë të asaj kohe në portën e futbollit. Më 1945-ën, në Vlorë organizohet një ndeshje futbolli ndërmjet ushtarëve italianë të mbetur nga lufta dhe skuadrës përfaqësuese të qytetit, që përgatitej për të marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së parë.

Paraqitja si gjithnjë e shkëlqyer e Posellit e bëri atë portier të skuadrës vlonjate. Debutues në kampionatin e parë të pasçlirimit, që në ditën e parë më 2 shtator 1945, Poselli u bë portieri numër një i skuadrës vlonjate “Ismail Qemali”, siç quhej atëherë. Lojërat e tij u pëlqyen, edhe pse skuadra vlonjate në atë fillim nuk pati shumë sukses. Kundërshtarët ishin të fortë, ndër ta lojtarë të shquar që kishin provuar të luanin në rivalitet edhe për titullin në kampionatet kombëtare të 1945-sës si një nga portierët më të mirë të vendit.

Ishte merita e padiskutueshme e italianit të parë që luante për një skuadër shqiptare, që e çoi Vlorën në kampionatin pasardhës deri në finale për titullin kampion të vendit, ku humbi në ndeshjen ndaj “Vllaznisë” së Shkodrës. Që nga ai çast, karriera e Posellit në futbollin shqiptar njeh rritje, derisa ai bëhet i domosdoshëm edhe për skuadrën përfaqësuese të Tiranës, që e aktivizon në ndeshjen historike miqësore ndaj “Spartakut” të Moskës..

Në fakt, ajo ndeshje atëherë mund të quhej pa frikë si ballafaqim ndërmjet dy përfaqësuesve të të dy vendeve, sepse në formacione luanin futbollistët më të mirë e më të shquar të Bashkimit Sovjetik dhe të Shqipërisë. Dhe midis tyre, edhe italiani Giacomino Poselli, që mbronte portën shqiptare. Më 22 shtator 1946, në Shkodër zhvillohet një ndeshje ndaj Malit të Zi, ku inaugurohet loja e parë e kombëtares shqiptare, që e nisi me fitore rrugën e saj, duke regjistruar rezultatin 5-0 dhe duke pasur pikërisht në atë “Formacion të parë”, midis 11 lojtarëve historikë dhe italianin Poselli që u bë kështu portieri numër një i Shqipërisë.

Fitore të tjera do të vinin për këtë kombëtare dhe portierin e saj Poselli, siç qe Ballkaniada, e fituar në atë 13 tetor të 1946-tës, pasi mundi 3-1 Bullgarinë dhe 1-0 Rumaninë, duke pësuar në fillim një humbje dramatike 2-3 me Jugosllavinë.

Në ato ndeshje të mëdha e të paharruara do të ishte në portën e kombëtares shqiptare pikërisht ai, italiani Giacomino Poselli, i cili sa herë vinte rasti për të kujtuar ato ditë, vazhdon të rikujtojë Spartak Topallaj bisedat në “Dajti” me këtë protagonist të jashtëzakonshëm që u pat sjellë tifozëve ajo fitore e madhe.

Poselli do të luante edhe ndeshje të tjera me kombëtaren për flamurin shqiptar, por gjithnjë me ankth e frikë në zemër për atë ç’ka i kishte ndodhur burrit të motrës së tij. “Kjo gjë mund të më ndodhte edhe mua”, – fliste ende i tronditur Poselli, -ishte si të luaje me një litar të lidhur pas fytit, por pranova të hyja në sportin shqiptar, vetëm e vetëm që t’ia lehtësoja pozicionin kunatit tim, ndërkohë që të gjithë ishim të bindur për pafajësinë e tij…”.

Edhe sot e kësaj dite, askush nuk e di se për çfarë u arrestua dhe sesi më vonë (1952) gjeti vdekjen, pa lënë asnjë gjurmë varri, ish-drejtori i bankës së atëhershme të Vlorës, italiani Giuzeppe Terruzi. Frika dhe tmerri, se fatin e tij mund ta pësonin edhe të tjerë, bëjnë që Poselli me të motrën e tij të bukur që tashmë kishte mbetur vetëm me djalin e saj të vogël Aldo, të detyroheshin ta linin Shqipërinë gjithë dhimbje e lot, ngaqë aty po linin një pjesë të madhe të jetës së tyre, po linin njeriun më të dashur, që nuk do ta shihnin më kurrë…

Historia që do të vazhdonte më tej për Giacomon 29-vjeçar, do të quhej e mbyllur, sa i takon futbollit. Edhe pse i vlerësuar nga ish-kampionë bote, futbollistë dhe specialistë të shquar italianë të asaj kohe, edhe pse iu afruan disa ekipe të njohur të Serisë A, si “Bari”, Poselli nuk mundi të luajë më futboll. Rregullat e kohës në Itali nuk lejonin një futbollist, që pasi kishte luajtur në një kombëtare tjetër, të futej direkt në një skuadër të Serisë A, pa u aktivizuar më parë për dy vjet rresht në Serinë D.

“Për të gjitha ato që kisha hequr dhe ato që ende vazhdonin të më tronditnin, unë nuk mund të luaja më, – kujtonte gjatë atyre ditëve në Tiranë Poselli, – prandaj së bashku me Shqipërinë, i thashë njëherë e përgjithmonë lamtumirë edhe futbollit”.

Kjo është gjithçka që kemi mësuar, tani për tani për historinë e italianit Giacomino Poselli, që u bë i famshëm për mjeshtërinë e tij në mbrojtjen e portës të së parës kombëtare të Shqipërisë në futboll, të këtij italiani, i pari dhe i vetmi i huaj deri tani që ka shkruar emrin e tij në librin e artë të futbollit shqiptar.

Një histori që tani vazhdon në Itali për të dhe familjen e tij. Prej vitit 1962, pasi u martua në Elba me një vajzë të ishullit të famshëm, ku qe syrgjynosur Perandori Napoleon Bonaparti, ish-portieri i së parës Kombëtare të Shqipërisë në futboll, Giacomino Poselli jeton tani në Orbetello, ku e shoqja dhe vajza e tij, Paola dëshirojnë që ai të mos e kthejë më kokën pas. Një histori e mbushur me mall e dashuri, “për një vend të bukur, me njerëz miq e shokë të mrekullueshëm”, me të cilët kaloi pothuajse të gjithë rininë e tij.

Një histori që megjithatë mbetet e plagosur dhe ende e pambyllur nga tragjedia e shkaktuar prej regjimit komunist. Avokati i tij, dott. Piero Roviggati, e ka vazhduar edhe më tej e lënë përgjysmë prej Posellit dhe nipit të tij Aldo, duke komunikuar me autoritete dhe institucione të ndryshme shqiptare. Por, si te “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë”, të Gabriel Garçia Markez-it, edhe avokati asnjëherë nuk mori përgjigje, si për eshtrat e pagjendura të Giuzzeppe Terruzit, ashtu edhe për emblemën “Mjeshtër i Madh i futbollit shqiptar”, që i duhej dhënë me kohë Giacomino Posellit, italianit të vetëm deri tani që e ka luajtur për skuadrat tona dhe që u bë i famshëm si portier i së parës kombëtare të futbollit në Shqipëri, Kampione e Ballkanit…

Burimi: albanianfreepress.al