osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush ishte Ibrahim Kodra, djaloshi nga Ishmi, para tij përulej edhe Picasso

Kush ishte Ibrahim Kodra, djaloshi nga Ishmi, para tij përulej edhe Picasso

Ibrahim Kodra ka lindur më 22 prill të vitin 1918 në Ishëm të Durrësit. I mbetur jetim që në moshën 3-vjeçare, Ibrahimi detyrohet në moshën 8-vjeçare të largohet nga shtëpia prindërore në fshatin Likmetaj të Ishmit, pasi nuk e duronte dot njerkën e tij.

Babai i tij, Murati, ishte kapiten i një anijeje tregtare, e meqë ishte gjithnjë në udhëtim, ai kalonte shumë kohë me njerkën e tij.

Ndërsa largohet nga familja në moshë shumë të vogël, i vetëm e pa përkrahje, ai përfundon në Mamurras ku shërbente si kamarier.

Në këtë qytet ai njihet me një tregtar durrsak, i cili kishte një djalë që quhej Ibrahim. Tregtari e merr me vete në Durrës dhe e fut në shkollë së bashku me adashin e tij. Pikërisht në këto vite të para nis të shfaqet e të bjerë në sy talenti i Ibrahimit në pikturë. Pas periudhës së shkollës, Ibrahimi pikturonte për një dyqanxhi që tregtonte mobilje italiane.

Në moshën 20-vjeçare fiton bursën e studimit dhe niset për në Milano, për të ndjekur fatin e tij, ku regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras. Nën udhëheqjen e Carra Carpi dhe Funi, piktori i ri shqiptar nis udhëtimin e tij në kërkim të njohjes, e cila më pas do ta kalojë çdo skemë dhe formulë

Një fëmijëri e kaluar mes vështirësish, një rini në akademinë e arteve më të famshme në Itali e një jetë e tërë kaluar mes pikturës, sportit dhe muzikës. Piktori që kurrë nuk e hoqi penelin nga dora, por që gjithashtu nuk iu nda aktivitetit fizik dhe instrumentave muzikore. Një rrëfim për Ibrahim Kodrën që tenton të zbardhë disa nga momentet më domethënëse të jetës së tij, ato që formuan shpirtin e artistit të ardhshëm e njëkohësisht forcuan bindjen e personaliteteve të kohës për aftësinë e madhe artistike të piktorit shqiptar, primitivit të qytetërimit të ri.

Ibrahim Kodra, piktori më i madh shqiptar dhe ndër më të mëdhenjtë e Evropës dhe botës, u nda nga jeta me 8 shkurt 2006 në Milano të Italisë në moshën 88-vjeçare.I larguar nga Shqipëria, që në rini, kur kishte udhëtuar drejt Italisë për t’u arsimuar me përkrahjen e një burse shtetërore të Mbretërisë së Shqipërisë.

Kodra, tre muajt e fundit i kaloi duke luftuar me vdekjen në një spital, dhe tri javët e fundit në shtëpinë e tij në Milano, u nda nga kjo botë i thyer nga pleqëria.
Kodra, i vlerësuar edhe si ftillues i një qytetërimi të ri, “i fundmi i postkubistëve”, kishte pasur fatin që në botën shqiptare, Prishtina e para ta zbulonte famën e tij evropiane.

Piktori që kishte miqësi me artistët më të mëdhenj të epokës si Picasso, Eluard, Heminguej, Montale, Moravia etj nuk e harroi asnjëherë origjinën shqiptare. Nëna e tij dhe Shqipëria ishin gjërat më të shtrenjta për të. Vizatimet e para për nënën i ruajti gjatë gjithë jetës, ndërsa flamurin shqiptar e mbajti me vete edhe në shtratin e spitalit, ku mbylli sytë
Varri i tij monumental gjendet përballë hyrjes së kalasë së Ishmit, Durrës, Shqipëri
Muzeu

Vatikan Muzetë, Vatikan

Dhoma e Deputetëve (Itali), parlamenti italian, Itali

Muzeu Kodra,Lugano, zvicerane

Kosova Galeria Kombëtare e Arteve,Prishtinë, Shqipëria

Muzeu Kodra, Milano, Itali

Art Gallery ngabazilike Santuario di Santa Maria de Finibus terrae, Santa Maria di Leuca, Itali

Art Gallery mbledhja eMetropolitan qytetin e Milanos (Provincia di Milano), Itali
Piktura (vepra)

Ashtu siç rrëfente vetë, pikturën maestro Kodra e nisi shumë herët në moshë fare të njomë. Më pas, në Akademinë e Brerës nën udhëheqjen e profesorit të tij dhe një prej piktorëve më të mëdhenj futuristë italianë, Carlo Carra, piktori shqiptar do të krijonte origjinalitetin e tij artistik që shfaqet në etapa të ndryshme të krijimtarisë së tij, kur ai rroku rryma të ndryshme si abstraksionizmin, artin informal, surrealizmin, kubizmin, periudhën fondomarino e për ta mbyllur me atë që përfaqëson Kodrën origjinal, Totemin kodrian.

Temat historike e simbolike që gjenden në figurat e tablove “Muzikantët”, “Arkeologu”, “Shqipëria fantastike”, “Qyteti ideal”, kanë krijuar sistemin e tij të mëvonshëm, një zbulim “high-tech” në pikturën moderne, një eksplorim në sistemin e tij robotik.

E gjithë pasuria artistike që ka lënë pas në pikturë Ibrahim Kodra janë rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. “Kodra është zanafilla e një qytetërimi të ri”, ishte vlerësimi i poetit të madhë francez Pol Elyar, i befasuar me bukurinë e veprave të Kodrës.

Ekspozita arti

Disa nga ekspozitat e tij:

Ekspozitë kolektive në “Paradise” me Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj.

Ekspozitë kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj.

Ekspozita në Milan, The Stone Gallery në Newcastle, “Senator” në Stuttgart, poashtu edhe në “New Art Center” në Zurich.

Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.

Expozitë personale në Princess Hall në New York, “2D Gallery” në Sassari.

Edhe ekspozitën e parë në tokën arbërore do ta mbajë më 1968 në Prishtinë, ndërsa në Shqipëri ende ishte “i panjohur”. Dhe vetëm në vitin 1974 për herë të parë do të ekspozojë pikturat e tij, që kishin mrekulluar botën, që deri në fund të jetës sipas studiuesve kishte krijuar rreth 6 mijë sosh.

Për herë të fundit në Kosovë do të ekspozojë në Galerinë e Arteve të Kosovës, në vitin 2003 ku pat hapur ekspozitë personale, ndërsa që një pjesë e punimeve të tij janë në fondin e Galerisë. Po këtë vit edhe Tiranën do ta vizitojë për herë të fundit dhe poashtu për herë të fundit do të ekspozojë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë ruhen vetëm 2 tablo origjinale të kodrës të viteve “30 dhe disa litografi, riprodhime të temës “Shqipëria fantastike”.

Ndërsa, kishte qenë vetëm edhe një herë më parë në Shqipëri, në vitin 1997 i ftuar nga Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha. Vepra e tij është e shpërndarë në vende të ndryshme të botës.

Kanë thënë për Ibrahim Kodrën:

Carlo Bo: Kodra, gati-gati simbol i një brezi

Papa Paolo VI: Arti i Kodrës është një mesazh paqeje

Picasso: Edhe firma jote është një vepër arti

Paul Eluard: Primitivi i një qytetërimi të ri

Marrë nga shkolla që mban emrin e tij

Konica.al