osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush ishte agjenti i Sigurimit që rrëmbeu arkivën e Zogut në mërgim. Gjyqi i Geraldinës me gazetarin francez që publikoi si vodhi Ahmeti thesarin e shtetit

Kush ishte agjenti i Sigurimit që rrëmbeu arkivën e Zogut në mërgim. Gjyqi i Geraldinës me gazetarin francez që publikoi si vodhi Ahmeti thesarin e shtetit

vijon nga numri i kaluar)

– Zoti Luçi, pas botimit të pjesës së parë të intervistës dikush më tha se ju e teproni në përshkrimin negativ të disa nacionalistëve antikomunistë?

– Unë nuk e di se cili është ky person që ju ka thënë këtë konsideratë dhe as nuk më intereson, miku im Xhevdet. Por unë nuk e kam tepruar aspak. Unë flas me fakte dhe dokumente. Natyrisht që disave nuk u vjen mirë, padije ndihen keq kur u përmend të kaluarën e tyre antikombëtare. Më kuptoni, nuk po them antikomuniste, sepse aktualisht antikomunizmi atyre iu bën nder. Pse e them këtë?

Lidhur me planet për shfrytëzimin e kriminelëve të luftës sidomos në banda të armatosura, vlen të theksohet, se me kohë shërbimet sekrete të huaja ndoqën një objektiv të caktuar: ata i mobilizuan me forcë të arratisurit shqiptarë e kosovarë, siç bënë edhe me rusët e bardhë kundër Rusisë Sovjetike apo kundër qeverisë së Fan Nolit në 1924 për sjelljen e Zogut në fuqi me vrangelistet, donin apo s’donin ata.

Bile një pjesë e masës së të arratisurve nuk e kuptoi politikën që bëhej me ta. Megjithëkëtë ata u dërguan në vendet përkatëse pas luftës si në Palestinë, Greqi, Kore, Kongo e gjetkë. Ata u përfshinë në ushtrinë amerikane me bazat në Alaskë, Groenlandë, Gjermaninë Perëndimore etj.; në ushtritë mercenare angleze e franceze etj.

Kështu në 1947 në ishullin e Kretës u përdorën mjaft ballistë për të luftuar partizanët grekë, ku u vranë 11 vetë nga 90 ballistë që luftonin atje. Në një fjalim të tij, M. Frashëri i quajti heronj ata që u vranë për të “mbrojtur” Greqinë nga komunizmi. Të arratisur të tjerë shërbenin si korofillakë rrogëtarë etj. Po në 1947 u mobilizuan 150 të arratisur që u dërguan me një vapor egjiptian në Siri për të luftuar në Palestinë për t’u përdorur nga shtetet arabe kundër Izraelit, kurse më vonë i përdori Izraeli kundër vendeve arabe.

Atje mendohej të dërgoheshin mbi 300 vetë. Nga mercenarët që u vranë në Palestinë u vranë mjaft prej tyre, të tjerë u plagosën si Hamza Drini, Beqir Maloku etj. kurse një pjesë nuk pranuan të shkonin në luftë nga të cilët disa u arrestuan si 11 vetë në kampin italian të Casa Balila të tjerë i akuzuan si kriminelë dhe i kërcënuan se do t’i dorëzonin në Shqipëri, të tjerë bënin propagandë të mos shkonin si mercenarë etj.

Për mobilizimin e tyre si mercenarë të arratisurit u përdorën edhe kundër forcave përparimtare. Kështu në 1948 kur gjendja e të arratisurve ishte bërë e mjerueshme dhe kundër forcave përparimtare italiane po sabotonin me sa mundnin veprimtaritë e të arratisurve atje duke e bërë çështje edhe të parlamentit italian, reaksioni italian i përdori si agjentë e terroristë. Kështu në 1946 – 1947 kuestura italiane i përdori për të vrarë eksponentë të PK të Italisë në Rexhio Emilia si psh. Rakip Shaqirin etj., kurse ballisti spiun Ziçe Hatibi spiunoi e rrahu disa komunistë italianë në 1947; ndërsa Hysen Rapua spiunoi disa persona dhe një doktoreshë, që i arrestuan etj., siç deklaruan E. Çako e K. Zhupa në procesin e tyre dhe shume burime njerëzore të kohës.

Sipas tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve në Itali në 1948 po të fitonte PKI atje do të behej grusht shteti nga gjeneral Guxoni, ish komandant i trupave fashiste në Shqipëri. Ai do të kërkonte edhe përkrahjen e fashistëve shqiptarë të arratisur. Për këtë çështje në rast nevoje biseduan me të Ernest Koliqi, Kol Bibë Mirakaj, Qazim Mulleti etj.

Disa ditë para zgjedhjeve këta vendosën armatime në kampet e tyre në Jesit, ku vetë H. Dosti caktoi atje roje E. Çakon etj. Unë nuk e teproj aspak kur përshkruaj veprimtarinë e këtyre kriminelëve të arratisur…

– Le të kthehemi edhe një herë tek agjentët e Sigurimit të Shtetit në radhët e mërgatës politike shqiptare. A nuk dyshonte kjo mërgatë te këta agjentë, si për shembull tek Isuf Mullai?

– Keni të drejtë që ma bëni këtë pyetje. Ata, të arratisurit kishin një dyshim që nuk iu ndahej asnjëherë. Është proverbiale ajo që thuhet se ata shpesh nuk i besonin as vetes së tyre. Këtij dyshimi nuk iu nda as Cufe Mullai. Në vitet ’60, kur Isuf Mullai u bë pjesë e kupolës së Legalitetit, sidomos në kryesinë e degës në Bruksel, iu bë edhe luftë e madhe nga cmirat e rivalitetet mes tyre, sidomos nga disa veriorë, që nuk ia hidhnin dot në veprime e mënyrën e jetesës, pasi masa e legalistëve etj. e mbanin si shembull në politikë e në jetë.

Ata u kapën nga disa akuza, që i ishin bërë që kur ish në Greqi nga një kushëri i tij, i arratisur më pas, i cili u pohoi grekëve se duhej të ishte i dërguar si zbulues në mërgim, se pas kishte parë një njeri të sigurimit, që i kishin çuar familjes një thes me misër.

Por më keq e dyshoi një ish bashkëpunëtori ynë krutan i dërguar me mision, por kishte tradhtuar sa kaloi në Greqi, si mik i Abaz Kupit. Dy shokët tanë në 1959 bënë një veprim të gabuar, se përdorën Isufin për ta takuar personin që kishte tradhtuar (pasi nuk e dinim këtë fakt, që ai e pohoi vet), i cili dyshoi dhe foli, pasi ai u kap jo larg nga vendi ku doli së bashku me Isufin për shëtitje.

Kështu thashethemet u shtuan dhe po i bëheshin provokime të qëllimshme herë pas here. Puna arriti sa kryetari i Legalitetit në Bruksel, tropojan, vendosi t’i bëjë kurth të rëndë së bashku me disa përkrahësit e tij, disa që nuk e donin Isufin dhe disa që e mbronin.

Një ditë të bukur, Isufi mori një letër anonime për t’u paraqitur në mesnatë në një pyll në afërsi të Brukselit. Isufi mundi të vijë në Paris dhe i shqetësuar më tregoi sa sipër. Unë me kohë i kisha kërkuar qendrës që ta kthenim në familje, se iu bënë 10 vite në mërgim, po rriteshin fëmijët e bëheshin përpjekje për ta ndarë nga gruaja. Ky ishte një vendim i drejtë, pasi ne e kishim zëvendësuar fare mirë bashkëpunëtorin Isuf, me njerëz që nuk dyshoheshin aspak në kryesi të OKLL etj.

Por pasi i thashë se nuk kam ende urdhrin për t’a kthyer, e këshillova: të mos alarmohej, si trim i provuar edhe në raste më të vështira. Ata duan të të provokojnë se po të kishin fakte ndryshonte krejt çështja. Ti duhet të vesh atje fiks në orën e njoftuar, as para as mbrapa, i thashë. Kontrollo veten në trup dhe në veturë të mos kesh asnjë gjilpërë për mbrojtje dhe në asnjë mënyrë armë tjetër qoftë edhe thikë, biçak etj. se gjëja e parë që do bëjnë, do jetë kontrolli kudo në trup e veturë.

Leri ta fillojnë ata bisedën. Ti e di më mirë se unë si të veprosh në këto raste dhe më në fund kthehu vetëm me veturë pa marrë asnjërin prej tyre. Do më njoftosh përfundimin kur të jesh i bindur se ke siguri, qoftë me parullë qoftë duke u ardhur në takim në Paris se ne shkonim rrallë ato kohë në Bruksel. Rrugë e mbarë se unë mendoj se nuk do të ketë ndonjë rrjedhojë të dëmshme. Këto ishin fjalët e mija. U përqafuam fort kur u ndamë, pimë edhe nga një gotë, por sigurisht ishim të shqetësuar me arsye.

Çfarë ndodhi? Pasi ishte ballafaquar me ta në mesnatë, në mëngjes më njoftoi me parullë, se ishte mirë. Pas 2-3 dite erdhi në takim në Paris dhe më tregoi, me humor e sarkazmë, duke shtrënguar dhëmbët e përdredhur kokën, sikur të ishte para tyre i nervozuar në kulm. Tha se sa zbriti nga vetura, pa rreth 12 vetë në formë rrethi dhe eci në mes tyre, i qetë dhe me shenjat që mbetëm dakord.

Kryetari i tha njerit: Kontrolloje mirë për armë! Ai e kontrolloi edhe në bole mos kishte fshehur ndonjë armë. Pasi u bind se s’kishte asgjë, tha: nuk ka asgjë! Atëhere plasi një gaz si bombë, si të shkalluar që ishin dhe i thoshnin: ç’ta punuam mirë bre toskë, po je burrë etj. secili sipas kaplloqes së vet, që i hiqeshin miq apo jo.

Pasi i la të shfrynin, Cufja u tha: Po të isha si mendoni ju, tani ju do ishit të gjithë pluhur e hi, do ua q…. tëmat pa u futur në mes tuaj, more hajvanë për t’u ngarkuar me m… se për tjetër punë nuk jini! U kthye, hipi në veturë dhe iku.

– Po ju si ambasadë dhe si oficer i zbulimit që ishit, si vepruat? Si u riatdhesua Isufi?

– Bëra njoftim urgjent për këtë ngjarje dhe kërkova kthimin e tij pa vonesë se mund të bënin edhe ndonjë veprim tjetër për hakmarrje që dolën huq se llumë i tillë ishin në mërgim aq më tepër. Më erdhi miratimi shpejt dhe e njoftova me parullën e kundërparullën mes nesh, duke i thënë të vinte përfundimisht.

Pas disa ditësh, në një mëngjes, Isufi kishte ardhur para ambasadës dhe më kishte kërkuar, po nuk ndodhesha aty. Aty nga dreka e mbërrita, po nuk e futa në ambasadë, po shkova me të ku kishte lënë veturën, zumë një hotel rakatinë, megjithëse ai mendoi të flinte në ambasadë, po aty nuk kishim vend për njerëz të tjerë, i thashë, në hotel do ishte më i sigurt edhe po të dyshonin e ta ndiqnin.

Pasi hëngrëm drekë, mora arkivin që kishte marrë me vete, në një çantë, që ish vërtetë e rëndë. Shkova në ambasadë, i bëra pasaportën e riatdhesimit dhe ia dhashë në mbrëmje si dhe paratë për të blerë biletën po atë ditë me avion Paris -Romë-Tiranë. Në mëngjesin e të nesërmes e takova për t’u siguruar se ishte gjithçka në rregull dhe i urova rrugën e mbarë, duke u ndarë me gëzim, por edhe se do i mungonim njeri tjetrit se ishim mësuar që takoheshim me mall për vite.

Njoftova qendrën, që në Romë të dilte një zbulues dhe të sigurohej që ai po hipte në avionin për në Tiranë. Çdo gjë kaloi normalisht, si më njoftoi qendra. Pas disa ditësh policia kishte gjetur makinën në lagjen e ambasadave në Paris. Lajmi i riatdhesimit të tij bëri bujë në mërgim, po legalistët u bënë dhè se Isuf Mullai ua hodhi bukur fort. Sa herë takoheshim e kujtonim më pas këtë ngjarje dhe qeshnim se kishim luajtur mirë në tërësi, edhe me rreziqet e kohës.

– Çfarë ndodhi më pas? Si ishte reagimi i legalistëve?

– Në takime me publicistin dhe gazetarin e mirënjohur, Alen Deko, si mik i Shqipërisë, i fola edhe për vjedhjen e thesarit nga Ahmet Zogu kur u arratis etj. Ai shkroi një artikull në një revistë franceze për këtë ngjarje, por Geraldina mblodhi rreth njëqind firma nga legalistët në Francë e Belgjikë dhe e hodhi në gjyq, duke kërkuar një shumë marramendëse për këtë “shpifje” të këtij intelektuali me emër.

Më takoi dhe më kërkoi t’i jepnim të dhënat që provonin këtë hajdutëri të mbretit. Njoftova me urgjencë Ministrinë e Jashtme, por përgjigja po vonohej dhe miku ynë ish në hall të madh dhe më pyeste pse vonohej përgjigja. Bëra kërkesë edhe më urgjente se po afrohej koha e gjyqit dhe të dhënat iu dhanë të gjitha përpara seancës. Ai fitoi gjyqin me të drejtë me burimet shkresore arkivore.

Legalistëve u ra damllaja se ishin prehur për fitore, sidomos Geraldina e princi Leka, që në fakt e dinin se i kishin bërë rrush e kumbulla që nga arratisja deri atëherë dhe kishin mbetur hollë, prandaj princi merrej me veprimtari hajdutërie e terrori, si u thashë më sipër.

Po ka dhe një ngjarje tjetër me francezët që nuk mund të anashkalohet. Me redaktorin e revistës së Shoqatës së miqësisë franko-shqiptare, Iv Lëturnër, ish mësues filozofie në liceun në rrethina të Parisit, dhe me miratim të kryetarit të shoqatës Prof.Pol Miliez, bisedova dhe Lëturnëri arriti të bënte një ballafaqim në televizionin dy të Francës me princin Leka Zogu, i cili e hëngri karemin.

Mikut i kisha folur për tërë veprimtarinë e princit në mërgim, përfshi rastet e terrorit me banditët që hodhën bomba kundër ambasadave tona apo diversantët e dërguar në Shqipëri, kavie e kujt ishte etj. Kështu që princi i gjorë u gjend para pyetjeve e breshërive të plota të Ivit, si edhe një gazetar i mirënjohur, që e vuri Lekën me shpatulla për muri para opinionit publik francez etj. që e ndoqën emisionin.

Ivi më tregonte me humor qëndrimin befasues të princit pasi dëgjonte pyetjet dhe shpjegimet e sakta të mikut tonë, duke u shkrirë në gaz se princi e kërkoi vet turpin e madh që pësoi, megjithëse kishte menduar se do dilte pa u lagur karshi një francezi.

Si përfundim dhe konkluzion i kësaj interviste, unë ju them se lufta me disa prej agjenturave të huaja që kanë vepruar për dhjetëra vite kundër interesave të kombit shqiptar, nuk ka mbaruar ende. Ky është dhe mesazhi im kryesor në këtë intervistë. Historia do ta dëshmojë shkencërisht me burimet arkivore këtë që po them.(DITA)