osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush ishin vajzat e guximshme të Rock&Rollit në Shqipërinë e ’70-s?

Kush ishin vajzat e guximshme të Rock&Rollit në Shqipërinë e ’70-s?

Kompleksi “Pranverë 72”, Viola Duka e Klaudia Shllaku, Çesk Marashi, Albert Naraçi, Nikolin Kurti
Mjaftonte një bateri, dy kitara dhe shumë dashuri. Të gjithë donin t’i ngjanin “Beatles”-ave. Edhe pse të izoluar nga bota, jehona e famës së grupeve të famshme të rrokut e të popit në Europë mbërrinte edhe në Shqipërinë e vogël. Në vitet ’70, atëherë kur filloi të frynte një puhizë liberalizmi, u krijuan edhe në Shqipëri disa grupe të muzikës së lehtë dhe Rock&Roll. U krijuan “Pranverë 72”, “The Motives”, grupi “Rock & Roll” i arkitektit Men Musaraj dhe ai instrumental i Institut të Lartë të Arteve.

Por, cilët ishin “Matura 72”, të konsideruar si “Beatles shqiptarë”. Ku janë sot, me çfarë merren dhe si e rikthen atë kohë nostalgjike Pal Shkjezi, një ndër themeluesit e grupit të parë historik të muzikës së lehtë në Shqipërinë e viteve ‘70? Ata që befasuan mjedisin artistik shqiptar dhe që u shfaqën suksesshëm në aktivitetet artistike të kohës ishin “Matura 72”.

Ata ishin 5-6 nxënës shkolle, vetëm 17 – 18-vjeçarë, që i dhanë jetë këtij grupi: Leonard Agora solist-këngëtar, Pal Shjezi-kitarist këngëtar, Agron Kaiku-baterist, Kristaq Gjokrushi-kitarist këngëtar, Vangjel Toçe- sistër-solist dhe Kujtim Spahiu kitarist-solist, të gjithë maturantë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” (vetëm Spahiu nxënës te “Dëshmorët e Lirisë”). Ndonëse pati jehonë e fillim të bujshëm, gjithçka u mbyll në një kohë të shkurtër, nga tetori i 1971-shit kur u krijua deri në shkurt të 1973-shit, gjithsej 15 muaj aktivitet.

U quajt “Kompleksi”, pasi ishte preferencë e kohës përdorimi i këtij simboli. Sapo kishin shpërthyer grupet e njohura të muzikës së lehtë si “Dik Dik”, “Equipe 84”, “I Camaleonti”, “Pooh”, “Alunni del Sole”, “Nomadi” etj. Fillimisht u njoh si “Matura e ‘Petro Ninit’”, për të ndryshuar në kompleksi “Matura 72”. Për rininë e atyre viteve, “Matura 72” mund të konsiderohet një “Beatles shqiptar”.

Si e rikthen sot Pal Shkjezi, një ndër ideatorët, momentin si lindi ky grup, si u bashkuan, muzika, tekstet, nga e merrni frymëzimin, fama e shpejtë dhe kërkesa e sekretares për të kënduar si Hozelito. Kitarat dhe këngët e para, zbulimi i Kapexhiut, koncertet në Estradë dhe turnetë me autobusë me veglat me vete.

Nga biss-et e pandara, te shkrimi kritikues i “Dritës” dhe shpërndarja. Ku janë sot, si u ribashkuan pas shumë dekadash anëtarët e grupit?

Pal Shkjezi sot

Si lindi ideja për të themeluar një kompleks muzikor?

Ka qenë shtatori apo tetori i vitit 1971, gjithçka ka qenë krejt rastësi. Ishim në vitin e katërt, pra në maturë, apo maturantë, të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, djem të datëlindjes 1952- 1953, madje në klasa të ndryshme. Njiheshim midis nesh, pasi kishim katër vite në një shkollë, banonim thuajse në një lagje dhe na afronte pasioni si admirues e qejfli kitare.

Fillimisht shkëmbenim akorde, pastaj filluam të bënim prova, duke u rënë instrumenteve e kënduar, në mënyrë autodidakte, pa pedagogë apo mjeshtër muzike, gati-gati edhe të fshehur te shtëpitë e njëri-tjetrit, asnjëherë në shkollë. Lindi kështu ideja për krijimin e një grupi të vogël muzikor, pa menduar asgjë më shumë. Propozimin për të krijuar një kompleks muzikor e bëri Gon Kaiku. Ideja na pëlqeu dhe kështu nisi gjithçka.

Pse “Matura 72”?

Nuk kishim ide fikse për një emër. Madje fillimisht pa pretendime e quajtëm “Matura e ‘Petro Ninit’” dhe për një kohë i tillë është njohur. Pastaj ia ndryshuam, në “Matura 72”, si reflektim i vitit apo statusit që kishim si maturantë. Ndërsa Kujtim Spahiu, nxënës në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, ndonëse erdhi me vonesë, u ingranua shumë shpejt me ne. I binte kitarës në shtëpinë time dhe kjo më shtyu ta merrnim në grupin tonë.

Pal Shkjezi në grupin “Matura 72”

Si reagonte shkolla?

Fillimi i aktivitetit muzikor të grupit i takon edhe sezonit shkollor 1971-72, kur të gjithë ishim maturantë. Drejtor ka qenë Rodolf Paparisto dhe më kujtohet se Kiço e Nardi ishin të maturës B, me mësuese kujdestare Rozin e Fizikës; unë isha i maturës E; ndërsa Vangjeli ishte i maturës C.

Ka qenë një moment kur të entuziazmuar për suksesin tonë, që ishte njëkohësisht edhe një çast kur shkolla mori emër edhe për këtë fakt, sekretarja e Partisë na kërkoi të këndonim këngë si ato të “Hozelitos”, personazhit të njohur të filmit “Dëgjoni këngën time”.

Instrumentet si i siguronit?

Unë kisha një kitarë çeke që kushtonte 5500 lekë, të cilën ma kishte blerë babai te veglat muzikore, te Rruga e Barrikadave në vitin 1970. Si dashamirës kitare që ishte, ai i binte vetë dhe kishte dëshirën ta mësoja edhe unë. Prej tij i kam marrë mësimet e para.

M’i shkruante dhe përgatiste natën akordet që unë t’i gjeja në mëngjes gati, në një fletore vizatimi. Edhe Kujtimi kishte kitarë të mirë, gjithashtu çeke, ndërsa Kiço një kitarë sovjetike. Mbaj mend një detaj: Duke vajtur në Estradë për shfaqje tek Ura e Madhe në bulevard, Nardit i doli rripi kitarës, i ra në tokë dhe iu thye. Me dy kitara kemi kënduar atë natë.

Cila ishte kënga që ju bëri të njohur?

Kënga e parë, ajo që edhe bëri bujë e na bëri të njohur në publik, ishte “Zilja e fundit” me muzikë timen dhe tekst të Agron Kaikut, që kishte lidhje me maturën, fundin e shkollës. Kudo që e kemi kënduar nuk kanë munguar biss-et e gjata dhe kjo këngë u kthye në një ndër më të kërkuarat. Shfrytëzohej harmonia në grup me 2, 3 zëra, ndërkohë që muzika e tekstet ishin krijime tonat.

Më pas filloi bashkëpunimi me të tjerë, në veçanti me Vladimir Kotanin. Kujtoj këngët “Vitet e shkollës”, “Në brigjet e Jonit”, “Në aksion” dhe e fundit “Kënga e bariut”. Asnjëherë nuk kemi kënduar këngë të huaja. Në pak kohë, Kujtimi, një muzikant i talentuar, filloi t’i shoqëronte me piano këngët që kërkonin një instrument të tillë.

Konsideroheni zi zbulimi i Kapexhiut, pse?

Ai që na zbuloi, madje që na afroi dhe na hapi rrugën ka qenë Bujar Kapexhiu. Regjisor në Estradën e Tiranës, pasi na dëgjoi, na ftoi të merrnim pjesë në një shfaqje të Estradës, që titullohej “Buzëqeshje”. Për tre muaj e gjysmë, çdo ditë të javës ishim aty.

Veglat muzikore i merrnim me vete, përveç baterive që ishin të Estradës. Na qepën kostume teritali ngjyrë gri, jelekë vishnje dhe këmisha të bardha që i linim në gardërobë pas shfaqjes. Na paguanin me honorarë, 15 lekë për shfaqje. Kujtoj që prezantuesit ishin Dario Llukaçaj dhe Hajrije Sojli.

Cili ishte kulmi i suksesit tuaj?

Kulmi i aktivitetit ka qenë periudha shkurt-maj 1972. Këndonim njëkohësisht si me Estradën e Tiranës, edhe me Estradën e Ushtarit, duke shkuar në turne, aty ku rinia ishte në aksion. Kemi shkuar në Hotolisht gjatë ndërtimit të hekurudhës, apo në reparte ushtarake. Pastaj në qytetet Shkodër e Korçë, duke udhëtuar gjithmonë me linjën e autobusëve, me veglat muzikore me vete.

Në korrik të atij viti, në Vlorë kemi regjistruar edhe videoklipin e parë, realizuar nga Albert Minga i TVSH-së me operator Stefan Gajon. Morëm pjesë në koncertin “Një ditë vere”, ku kënduam 4 këngë dhe që u transmetua në televizion. Duke e gjykuar Festivalin e 11-të si një formë e re, kërkuam të merrnim pjesë, por na thanë se për një kompleks të ri, pa eksperiencë dhe të papërgatitur për të tilla evenimente, nuk ishin krijuar kushtet.

Kur e realizuat koncertin e parë recital?

Më 3, 4 shkurt 1973, vetëm pak ditë para shpërndarjes, u organizua në Tiranë, i pari koncert recital i yni. Në një mjedis tejet të mbushur, në Pallatin e Madh të Kulturës, që mbështeste këtë koncert, në sallonin e gjatë të katit të parë të tij kënduam 20 këngë.

Interesimi ishte i madh. Nuk kishte moderator, por koncerti fillonte dhe mbaronte me vetëprezantim. Më kujtohet se ishin instaluar kamerat dhe koncerti do të transmetohej në TVSH, apo do të regjistrohej. Para fillimit të tij, papritur u dha urdhër të hiqeshin kamerat. Më vonë e kuptuam arsyen.

Si erdhi shpërndarja?

Shpërndarja erdhi pas 20 shkurtit 1973. Pak muaj pasi kishte përfunduar Festivali i 11-të, u mblodh Plenumi i katërt i PPSH-së. Po në muajin shkurt në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve, doli një shkrim ku thuhej se “edhe te grupi ‘Matura 72’ ka veprimtari të huaj”. Filloi një qëndrim ndryshe ndaj nesh, aq sa kur ishim me pushime në Golem, sekretari i Rinisë i Kampit, na u drejtua me shprehjen: “Ju jeni mbeturinat e Maturës 72”.

Fat ishte që vazhdonim Universitetin si studentë. Unë dhe Vangjeli në ILA për regjisurë dhe dramë; Agron Kaiku në Gjuhët e Huaja për gjermanisht; Kristaqi në Gjuhë-Letërsi, Leonardi në Fakultetin Ekonomik, Kujtimi te “Petro Nini”. Nëse do të ishte një vit më vonë, as që do të bëhej fjalë për të marrë një të drejtë studimi.

Çfarë ruani nga ajo kohë?

Shumë pak gjëra. Dy-tri dorëshkrime të teksteve, videoklipin, atë të Bert Mingës realizuar në Vlorë, që mbetet si i vetmi material filmik që kemi nga ajo kohë. Edhe kitarën, atë që kam përdorur kur këndonim, ndonëse është vjetruar. E ruaj me shumë kujdes.

Edhe miqësitë. Ndonëse kanë kaluar 44 vite nga ajo kohë, nga ne nuk u këndua më “Zilja e fundit”, ndërsa e kam dëgjuar nga të tjerë, çka më ka dhënë kënaqësi, që edhe pse pas kaq vitesh, dikush kërkon ta dëgjojë, madje pëlqehet, kjo tregon se një gjurmë të vogël e ka lënë kjo këngë.

Ku janë sot ish-maturantët?

Pas ndarjes, fillimisht studentë, pastaj secili në punën e tij, pa tentuar dhe kërkuar t’i rikthehen as edhe për një çast veglave, grupit, muzikës. Ribashkimi i parë erdhi në mënyrë spontane, kur në dasmën e Pal Shkjezit, në vitin 1978, ishin të ftuar të gjithë. E organizuar në oborrin e shtëpisë, gjatë natës, u këndua një herë edhe “Zilja e fundit”, ndonëse nën urdhrat e policisë se “na prishët qetësinë”.

Bashkimi i dytë ishte në vitin 1992, të ftuar për hapjen e Festivalit te Piramida, kanë kënduar së bashku, si para 30 viteve. Kjo ka qenë e para dhe e fundit.

Por, ku janë sot protagonistët e “Matura 72”? Të gjithë të martuar, prindër, madje edhe me nipër e mbesa: Pal Shkjezi, regjisor në TVSH; Kujtim Spahiu në Tiranë me një aktivitet privat; Kristaq Gjokrushi mësues në një shkollë private; Agron Kaiku jeton në Itali; Vangjel Toçe është aktor i njohur i Teatrit dhe kinematografisë.

Fatkeqësisht zilja, ajo e jetës, krejt papritur do të ishte vërtet e fundit për Leonard Agorën, që në moshë të re dhe vetëm një vit më parë, është ndarë nga jeta. Nardi, kështu e thërrisnin, pedagog në Universitetin Europian, një ndër krijuesit e atij formacioni të paharruar, nuk është më, duke lënë pas kujtimin e një miku, muzikanti, familjari, të papërsëritshëm.

Kompleksi Instrumental i ILA. Nga e djathta, Osman Mula, Tatjana Sefa, Ed Xhani dhe Bato Gashi në skenën e Festivalit të 11-të.

“Lindi nga një propozim i Aleksandër Lalos në fillim të viteve ‘70. Ideja erdhi pas Festivalit të Studentit, pasi duhej një formacion orkestral me studentë të Institutit të Lartë të Arteve, me një frymë lirike, nën ndikimin e muzikës italiane, pak ndryshe nga ajo çka ne mësonim në Konservator.

Kishte kohë që “Beatles”, Tom Xhons dëgjoheshin në aksione, radio mjedise, ndaj Lalo nxitoi edhe për faktin që ai të shoqëronte e të përballonte mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në bazë të fakulteteve në sallën e Qytetit Studenti e në Konservator në fundjavë. Pastaj, në Festivalin e 11-të, dolëm në skenë me Bashkim Alibalin që këndoi këngën “Mbrëmja e fundit”, për të vijuar edhe në të tjera aktivitete muzikore, ku shoqëronim këngëtarët e njohur të kohës. Pas këtyre grupeve kujtoj se Gaspër Çurçia krijoi në vitin 1972 të parën bandë muzikore vetëm me vegla frymore, një stil tipik amerikan, i përfaqësuar nga muzikanti i famshëm i muzikës xhaz, kompozitori dhe drejtuesi i orkestrës së Nju Jorkut, Duke Ewllington.

Gjithçka deri në shkurt të vitit 1973″, kujton Osman Mula krijimin e grupit instrumental të ILA-së. Grupi përbëhej nga Osman Mula tenor e saks, Tatjana Sefa flaut, Edison Xhani kitarë bas, Besnik Erebara piktor e baterist dhe Bato Gashi violinist. Edhe fotografia që shoqëron shkrimin është realizuar në skenën e Festivalit të 11- të, duke shoqëruar Bashkim Alibalin.

Kitara e parë elektrike nga “The Motives”

Ishin të lumtur ata që kishin kitara akustike, pasi nga ato elektrike, vetëm orkestra e Radiotelevizionit kishte, prodhim gjermano-lindor. Elektrikja e parë është përdorur nga kompleksi kryeqytetas “The motives”, i përbërë nga vëllezërit Shpëtim, Blerim, Aljosha Reçi dhe baterist Muharrem Dauti (Xheku) në dy shfaqjet në sallën e katit të tretë të Pallatit të Madh të Kulturës në Tiranë, në këngën e famshme të pëlqyer nga gjimnazistët “Ja sot është ditë e diel”, të kompozuar nga M. Dauti.

Kitarë kjo, të cilën ia patën marrë muzikantit Selim Ishmaku, të cilit ia kishin sjellë nga Kosova. Pastaj filloi improvizimi i amplifikatorëve, përdorimi i magneteve të prodhuara në mënyrë artizanale nga radioteknikët, pajisje që u vendoseshin kitarave akustike, duke imituar ato elektrike.

Men Musaraj, arkitekti i “Rock and Roll”

Nga viti 1971, kur u krijuan, deri në vitin 1974, kur u ndanë, është periudha e aktivitetit muzikor të grupit të drejtuar nga i njohuri Dasmen (Men) Musaraj, me profesion arkitekt, një ndër ideatorët dhe krijuesit e kompleksit të njohur të Shallvareve. Protagonistët e këtij formacioni me tendenca muzikën “Rock”, ishin Men Musaraj kitarë dhe solist kryesor, Agim Lubonja, po në kitarë, Genc Dashi, kitarë dhe A. Sherifi në bateri.

Grupi mundi t’u mbijetojë situatave të krijuara pas vitit 1973, ndonëse në pak kohë, duke kënduar në mjediset e kateve të poshtme të Pallateve Shallvare, të veshura me pajisje antizhurmë, ku bënin edhe prova. Me këtë grup u bashkua edhe Kujtim Spahiu, ish-”Matura 72″. Grupi u shpërnda në vitin 1974.

Në Shkodër, kompleks me vajza

Asokohe do të ishte një lajm sensacional. Tre djem dhe dy vajza formuan në Shkodër kompleksin e parë muzikor të qytetit, “Pranverë 72”. Muzikë argëtuese, shqiptare, me këngët e Bik Ndojës deri tek ato të famshmet angleze, “Chirpy Chirpy Cheep Cheeep” të “Midle of the road”.

Kompleksi “Pranverë 72” sot

Ata që kanë jetuar ato vite i kujtojnë edhe sot solistet bukuroshe e të talentuara Viola Duka e Klaudia Shllaku, e bashkë me to Çesk Marashi vokal-violinë, Albert Naraci vokal-kitarë e Nikolin Kurti vokal-kitarë. Të gjithë instrumentistë profesionistë, ndonëse në moshë të re, “Pranverë ‘72″ ishte një dritare në Perëndim, i shumëpritur nga shkodranët, aq sa biletat për koncertet e tyre ishin gati të pamundura për t’u gjetur. Të paharrueshme 30 shfaqet radhazi në Teatrin “Migjeni”.

Grupi u bë ndër më të dëgjuarit në Radio Tirana, madje tentuan të marrin pjesë edhe në Festivalin e 11-të, por nuk u pranuan. Të njëjtin fat pati edhe turneu i tyre i programuar nëpër Shqipëri. Por, një urdhër nga “lart” do ta anulonte turneun. Më pas, shfaqjet do të bëheshin sporadike, këngët censuroheshin, deri në shpërndarjen e grupit, i cili do të ribashkohej pas viteve ‘90.

Aktualisht Çesku dhe Klaudia jetojnë në Itali, Nikolini në Amerikë, ndërsa në Shkodër Viola e Berti, i cili na dërgoi edhe foton e kohës, unike në llojin e vet.

Muzika, si merrej nga magnetofoni “Uher”

Ndonëse të paktë në numër, por janë shfrytëzuar si i vetmi mjet që shërbente për grupet. Ishin magnetofonat me bobina të markës “Rekord” dhe më pas “Uher”. Shiritat me këngët e huaja merreshin me miqësi nga Radio Televizioni, kur ato i nxirrnin jashtë përdorimit dhe dëgjoheshin për të marrë vijën melodike, fjalët. Magnetofonat me kaseta kanë hyrë në Shqipëri, në fundvitet ‘60./Aktoret Shqiptare