osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush ia dha 20 mijë eurot trafikantit “Babale” për të blerë drogë; gazetari, Salianji apo Basha?! Prokuroria të hetojë

Kush ia dha 20 mijë eurot trafikantit “Babale” për të blerë drogë; gazetari, Salianji apo Basha?! Prokuroria të hetojë

Ka një debat të fortë në lidhje me autenticitetin e vide-përgjimit të pretenduar nga opozita ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ku flitet se ai drejton trafikun e drogës në Vlorë.
Palët e përfshira në debat vërtiten rreth mënyrës se si u bë përgjimi, lokali ku u bë apo dhe kush e bëri përgjimin, pasi deri më tani deklaratat janë kontradiktore dhe asnjë nuk pranon autorësinë, duke e lënë “jetim” këtë element të rëndësishëm.

Ende mbetet mister çfarë kanë thënë realisht në Prokurori Agron Xhafaj apo trafikanti i rënë nga vakti dhe fakir Albert Veliu.

Megjithatë, burimet thonë se prokuroria ka administruar si provë përpos deklaratave respektive, video-përgjimin dhe intervistat apo letrat e bëra publike nga të gjithë aktorët e involvuar në këtë skenar, përfshirë dhe gazetarin sezonal Jetmir Olldashi, dhe kamerat e sigurisë së lokalit të pretenduar se është bërë video-përgjimi apo atyre përballë ku mendohet se kanë qëndruar sipas deklaratave të tyre dhe porositësit e përgjimit.

Por me sa duket një element i thjeshtë ka shpëtuar në deklaratat publike, por shpresojmë të mos i ketë shpëtuar organit të akuzës, që ka filluar me intensitet hetimin.
Bëhet fjalë për trafikun e mbi 20 kilogramë drogë, që sipas trafikantit fakir dhe të rënë nga vakti, pa asnjë lek në xhep Albert Veliu e kishte marrë tek personi ku e kishte dërguar vëllai i Ministrit të Brendshëm.

“Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.

Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshtë Habilajve.
Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit”, thote publikisht Jetmir Olldashi, gazetar i pretenduar se kishte qënë ai që i kishte dhënë mjetet përgjuese “Babales”.
Pra ai pranon këtë fakt tepër të rëndë pasi tregon se ka marrë pjesë drejtpërdrejt bashkë me Albert Veliun apo “Babalen” në një blerje prej 20 kg marijuanë që duhej ta trafikonte në Itali.

Gazetari nuk shpjegon se kush ia shiti drogën dhe ku përfundoi ajo, dhe ku e kanë shitur atë. Apo meqë ia kishte bërë për “inat pakete duhani burgu” Agron Xhafajt, nëse nuk e ka shitur ku e ka magazinuar drogën Albert Veliu ose “Babalja”.
Blerjen e 20 kg marijuanë që në tregun e trafikut vlen mbi 20 mijë euro e pranoi publikisht edhe Albert Veliu i cili tha se lekët i kishte marrë borxh.

Por në Vlorë Veliun e njohin si njeri të këputur, trafikant që nuk i beson njeri, që e ka qejf pijen dhe asnjëherë nuk ka lekë në xhep, duke u mbajtur tërë familja vetëm në lekët e djalit që punonte kamerier.
Në Shqipëri me këto “kredeciale” financiare, besueshmërie dhe vite burgu në kurriz askush nuk të jep asnjë lek, jo më të të japin menjëherë 20 mijë euro për të blerë drogë dhe për të bërë tregti me të, një biznes i rrezikshëm dhe me rrisk.

Ndaj janë një sërë pyetjesh për “Babalen” dhe porositësit e videopërgjimit të pretenduar, se: kush ia dha paratë, 20 mijë eurot për të blerë drogë “Babales”, ku e bleu drogën ai për ta tregtuar në Itali, ku ka shkuar droga?

Jetmir Olldashi nuk ka lekë, dihet se është një gazetar sezonal dhe madje asnjëherë nuk ka qënë i siguruar, vetëm kur kur punuar te Ujësjellësi i Bashkisë dhe te AMA me Indira Bushatin.

Atëherë ia ka dhënë deputeti Ervin Salianji apo vetëm Lulzim Basha përmes deputetit të tij?! Madje kreu i PD ka përvojë në këtë drejtim për të hedhur para që vijnë dhe shkojnë në drejtim të paditur, pasi është dhe nën hetim nga FBI amerikane dhe Prokuroria shqiptare për lobimin në SHBA të financuar nga rusët përmes parajsave fiskale.

Prokuroria besojmë se është përqëndruar dhe tek fakti i trafikut të drogës nga “Babalja” për të shkuar direkt tek personi që e ka furnizuar me marijuanë, personi që e ka financuar “Babalen” mes-këputur nga varfëria dhe se ku ka shkuar droga e trafikur. Të hetojë të paktën, se do të dalin xhevahire.(TemA)