Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që situata politike duhet të qetësohet, duke raportuar herë pas here të përshkallëzohen tensionet midis opozitës dhe mazhorancës.
DW dhe media gjermane, i ka kushtuar vëmendje edhe skenarëve të mundshëm që mund të vihen në zbatim pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve. ‘DW’ raporton se i mundshëm është edhe skenari që mandatet e opozitës t’i kalojnë kandidatëve të Partisë Socialiste, kjo do të nxirrte problemin e cilësisë së qeverisjes.
“Lista e PD rezulton të jetë më 194 kandidatë, nga të cilët fituan vetëm 43, që do të thotë se ka 151 kandidatë që mund të zëvendësojnë 43 të ikurit potencialë. Kodi Zgjedhor parashikon që nëse asnjë prej tyre nuk pranon mandatin duke iu bindur vendimit të PD, atëhere 43 deputetët opozitarë zëvendësohen me kandidatë nga lista e PS.
Por ky skenar nxjerr problem cilësinë e qeverisjes, që ulet ndjeshëm në një parlament ku opozita ose nuk përfaqësohet ose përfaqësohet fare dobët”, raporton kjo media.