Ku i gjeti 13 milionë Euro, aktori që në tatime figuron recepsionist hoteli me pagë 30 mijë lekë/ Kryeministri, sikur ta kishte pronë të babës, i ka dhuruar 133 000 m2 tokë për ndërtim vilash, hotelesh e pallatesh të quajtur kompleksi “Resort Dhërmi”, nëpërmjet firmës së tij “ECOTECH ENERGY SERVICES Sh.p.k”, në ortakëri me firmën “Star Tek shpk” të Lulëzim Mehmetajt, njohur si ndërtues e sekser i kryebashkiakut Erjon Veliaj
Tokat bregdetare pronë shteti në Himarë, që kryeministri Edi Rama i ka dhuruar për resortesh vilash e hotelesh Olta Xhaçkës dhe aktorit komik Gazmend Paja, faktojnë se sajimi i ligjit për investitorët strategjikë, ka qenë strategji e Edi Ramës për të vjedhur pronat publike me klanin e tij.
Nuk bëhet fjalë për 1 copë tokë, por për sipërfaqe mijëra metër katrore pasuri shtetërore në bregdetin e jugut, me vlerë miliona Euro që kryeministri ua ka dhënë falas mikeshave, ministrave, deputetëve, oligarkëve, pronarëve të disa medieve që i bëjnë ‘hosana’ e aktorëve me të cilët bën gallatë.
Psh., komikut Gazmend Paja, i janë dhuruar 133 000 m2 tokë-truall në bregdetin e Himarës, me Vendim Nr. 28/2, datë 20.11.2017 të Këshillit të Territorit të firmosur nga kryeministri Edi Rama, dhe me Vendim nr. 2/3, datë 2.9. 2019 të Komitetit të Investimeve Strategjike të firmosur po nga Edi Rama si Kryetar Bordi.
Kryeministri, sikur ta kishte tokën e babës, ia ka dhuruar Gaz Pajës për ndërtim vilash, hotelesh e pallatesh të quajtur kompleksi “Resort Dhërmi”, nëpërmjet firmës së tij “ECOTECH ENERGY SERVICES Sh.p.k”, në ortakëri me firmën “Star Tek shpk” të Lulëzim Mehmetajt, njohur si ndërtues sekser i kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Toka me sipërfaqe 133 000 m2 në bregdetin më të preferuar të jugut të Shqipërisë, që është bërë pronë e “komikut strategjik” Gaz Paja vetëm me një urdhër të Bablokut, kushton 578 milionë lekë të reja, ose 4.7 milionë Euro.
Vlera zyrtare e kësaj toke, llogaritet me çmim 4350 lekë të reja/m2 që është në Zonën Kadastrale Nr. 1952 të Bashkisë Himarë, përcaktuar me Vendim Nr. 89, datë 3.2.2016, si për rastet kur toka është pronë shteti e shitet, ashtu dhe kur toka është pronë private e shpronësohet nga shteti.
Paçka se komiku Gaz Paja, një javë pas publikimit të kësaj vjedhjeje, u urdhërua të deklaronte se nuk ka vjedhur asnjë m2 tokë pronë shteti, vendimi qeveritar i Edi Ramës, fakton se ai ka përlarë 133 000 m2 tokë buzë detit në Himarë.
Madje, deklaroi se resortin do ta ndërtojë në tokën pronë të tij, por nuk publikoi asnjë dokument, që të vërtetojë se nga cili i ka trashëguar apo blerë këto 133 000 m2 tokë në Himarë, kur ai as në fshatin e tij, Gorishovë të Fierit, nuk ka përfituar as 1 m2 tokë bujqësore.
Dhënia e tokës pronë publike falas nga kryeministri Rama dhe vlera 13 milionë Euro e hedhur nga Gaz Paja, për ndërtimin e resortit, duhen hetuar si vepër penale “Pastrim parash me burim korrupsionin e trafiqet”, për të zbuluar se cili i fuqishëm pushteti apo “i fortë” kokaine qëndron pas “komikut strategjik”./Pamfleti