Fotoja ku deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj shfaqet në tribunë në krah të ish-dikatorit Enver Hoxha eshte përfolur shumë herë. Por cila është e vërteta e fotos dhe kush është vajza simpatike që shfaqet në foton ku ndodhet z. Xhafaj dhe Enver Hoxha e cila duke mos qenë person publik nuk ështe përmendur kurrë?
Vajza në foto quhet Alma Janko Xhixho.
Fotoja është shkrepur në 1 maj 1981, gjatë paradës së përvitshme të 1 Majit, dhe sipas të dhënave përzgjedhja e dy të rinjve që do pozonin më pas në krah të Enver Hoxhës është bërë pas një selektimi në fakultete. Ku u përzgjodhën studentët më të mirë dhe të pashëm.
Po sipas burimeve tona deri në momentin e fundit Alma studente në Fakultetin e Gjeologji Miniera dhe Fatmiri student në Fakultetin e Drejtësisë, nuk u është u bërë e ditur se do të takonin shokun Enver.
Atyre u është lënë porosi që bashkë me studentët e tjerë të visheshin me rrobat më të bukura që kishin dhe të paraqiteshin në kuadratin e përcaktuar për studentët e shkëlqyer. Dhe në këtë moment nga tribuna u është bërë më shenjë që të ngjiteshin dhe të takonin shokun Enver, ku Almës i është dhënë në duar edhe një buqetë me lule të cilën do tja jepte shokut Enver.
Sot 43 vite pas kësaj fotoje e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, Alma ka menduar që këtë foto ta vendosë si foto kryesore të profilit të saj në fb për të treguar kush është vajza në krah të shokut Enver.
Edhe pse nuk shfaq ndonjë nostalgji të theksuar për atë sistem dhe foton në profiling e saj në fb e ka publikuar më shumë për argëtim. Sot Alma punon në një institucion të sigurimeve private. Dhe ka ruajtur ende tiparet e vajzës simpatike të dikurshme, edhe pse një grua në mesmoshë. Më poshtë fotot e Almës sot….