osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Kush është trafikanti Sokol Topçiu që mashtroi me bojën pasi mori pararë nga KQZ. Fitoi edhe tenderin sekret 700 mijë euro për kodet e sigurisë

Kush është trafikanti Sokol Topçiu që mashtroi me bojën pasi mori pararë nga KQZ. Fitoi edhe tenderin sekret 700 mijë euro për kodet e sigurisë

Mashtrimi me bojën që shënjon gishtin për të mos votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e 14 majit, mban emrin e Sokol Topçiut, i cili me kompaninë e tij Farma Net Albania ka marrë rreth 150 mijë euro nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Boja timbruese për zgjedhësit fshihej mbi gisht brenda disa minutash, tregues i një produkti të skaduar ose fals: ujë me ngjyrë.

Mijëra qytetarë denoncuan me foto se si boja mbi gishtin e tyre fshihej lehtësisht me një letër të lagur.

Boja është pjesë e garancive për një proces zgjedhor të rregullt. Për cilësinë e bojës kryhen disa analiza dhe teste paraprake, në përputhje ne protokollet dhe dokumentet e tenderit.

Në rastin konkret, janë paguar paratë publike për një shërbim që nuk ekziston, ashtu si për identifikimin elektronik që dështoi në 502 qendra votimi.

Po kush është Sokol Topçiu që mori paratë dhe mashtroi me shërbimin?

Sokol Topçiu, një nga përfituesit e parave publike në shëndetësi, u arrestua me urdhër të Prokurorisë në tetor të vitit 2021, si pjesë e një grupi të organizuar me natyrë kriminale, i cili kishte ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID.

Më pas gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak. Në vijim, Topçiu doli i lirë, pasi arriti të depërtonte në sistemin e drejtësisë.

Ka dyshime të forta se edhe dosjen penale të trafikimit të ilaçeve ka arritur ta mbyllë duke paguar.

Vetëm disa ditë para të se të arrestohej, Topçiu ka marrë nga Manastirliu një tender me vlerë rreth 2 milionë USD, për furnizim me materiale mbrojtëse anti-Covid.

Që pasi Rama zëvendësoi Ilir Beqjan me Manastituliun, Sokol Topçiu u kthye në një nga përfituesit kryesor të parave në shëndetësi.

Topçiu ka marrë rreth 200 tendera të dyshimtë nga Manastirliu dhe njerëzit e saj, ndërkohë që po zbatonte një skemë të shitjes së ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë.

Pikërisht këtë personazh ka gjetur Ilirjan Celibashi për t’i dhënë tenderin e bojës.

Celibashi 800 mijë euro Topçiut për kodet e sigurisë

Ilirjan Celibashi ka organizuar një tender sekret për blerje vulash (kode) sigurie për zgjedhjet e 14 majit, duke paracaktuar si fitues pikërisht kompaninë e Sokol Topçiu.

Themi sekret pasi procedura e tenderit është e tipit me negocim, pa njoftim. Pra askush nuk ka patur informacion përveç vetë Celibashit të KQZ dhe natyrisht firmave pjesëmarrëse.

Një kompani farmaceotike, e skeduar për kontrabandë, klientelizëm dhe mashtrim, befas bëhet kliente e KQZ-së për materialet zgjedhore, duke ofruar produkte të skaduara.

Pazar me fiksimin e çmimeve

Krahas hetimit të Prokurorisë së Tiranës për kontrabandë ilaçesh, ‘Farma Net Albania’ është hetuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, gjatë vitit 2021, për pazare dhe marrëveshje të ndaluara me oligarkët e tjetër të shëndetësisë, me qëllim për të fiksuar çmimet për barnat dhe produktet paramjekësore.

Autoriteti i Konkurrencës ka konkluduar se kompania e Sokol Topçiut, ‘Farma Net Albania’, është bërë pjesë e kartelit për deformimin e tregut të importit dhe tregimit të maskave, dezinfektantëve dhe termometrave.

Topçiu, në marrëveshje me oligarkët e tjerë, kanë ndërhyrë në treg, me qëllim rritjen e çmimit të produkteve, duke vjedhur shqiptarët gjatë pandemisë.

Në këtë rrethana, Autoriteti i Konkurrencës ka dalë me një vendim duke:

-Ndalua Farma Net Albania bëjë marrëveshje dhe/ose praktika të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.

-Të mos caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.

-Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; të ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit.

-Në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, të mos zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;

-Të mos kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë, që për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.

Helmi i gjarprit

Ilaçi “viper venom serum” në flakonë 5 ml, një bar i paregjistruar, qarkullon në Shqipëri vetëm nga “Farma Net Albania”, nëpërmjet një autorizimi të posaçëm, të nënshkruar nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Ky lloj medikamenti gjendet edhe në flakonë me sasi të ndryshme, përfshirë 1 ml dhe 10 ml.

Por, shumë tendera të zhvilluar nga strukturat spitalore specifikojnë që duan të blejë “viper venom” në flakonë 5 mililitra, pikërisht atë që ka ekskluzivitet kompania e Sokol Topçiut.

Në Maj 2020, “Farma Net Albania” u shpall fituese e një tenderi të Ministrisë së Shëndetësisë me vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra, pikërisht falë “ekskluzivitetit” të medikamentit kundër helmimit nga gjarpri.

Më tej, thuajse të gjithë strukturat shëndetësore, në Tiranë e në rrethe, në tenderat e tyre, kërkojnë të blejnë serumin “Viper Venom” në flakonë 5 mililitra, pikërisht atë që është ekskluzivitet i “Farma Net Albania”.

“Farma Net” ishte një kompani e anonime dhe modeste në tregun farmaceutik shqiptar, por befas u rrit pas një lidhje të Topçiut me Manastirliun.

Kjo rritje galoponte i atribuohet kryesisht shpalljes fituese të “Farma Net Albania” në tenderat pa garë dhe me procedura jo-transparente, të zhvilluara gjatë vitit 2020 nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e saj të varësisë.